Greket vrasin Marian Kolen - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1

Merr fund pas disa muajsh arratia e kreut të grupit të shqiptarëve që arritën të largoheshin nga burgu i Trikalas, Marian Kola. Ai është qëlluar për vdekje nga policia greke orët e para të mëngjesit, pas një përplasjeje të armatosur. Sipas mediave greke, shkëmbimi i zjarrit, ka ndodhur në fshatin Frosina të Sulit, pranë kufirit me Shqipërinë. Bashkë me Kolën ishte edhe njëri prej të arratisurve të tjerë, Ilir Kupa, por ai ka mundur të largohet sërish dhe eshte ne ndjekje. Dyshohet se Kupa ka mbetur i plagosur. Nga të shtënat është plagosur edhe një efektiv policie. Siç raportojnë mediat helene, pranë trupit të Marian Kolës është gjetur një automatik tip kallashnikov, një krëhër me fishekë, disa granata, si dhe ushqime të gatuara. Për këtë, policia dyshon se të arratisurit kanë qenë të strehuar në ndonjë shtëpi të zonës, gjatë këtyre ditëve. Prej 20 ditësh, policia greke ka nisur një operacion të gjerë e të pandërprerë për kapjen e shqiptarëve, që u arratisën në fund të muajit mars. Nga përleshjet e tyre me policinë, deri më tani është vrarë një efektiv dhe një kalimtare e rastit. Ndërsa janë vrarë edhe tre prej shqiptarëve, Marian Kola, Flamur dhe Ermir Lika. Deri më tani janë arrestuar katër nga 11 shqiptarët e arratisur më 22 mars. Njëri prej tyre mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës. Ndërsa dy të tjerë, ende nuk dihet se ku mund të ndodhen.

Take a few months after the end of the escape group leader of Albanians managed to escape from prison Trikalas, Marian Kola. He was shot to death by police early hours of the morning, after an armed clash. According to Greek media, exchange of fire occurred in the village of Souli Frosina, near the border with Albania. Along with Cola was one of the escapees, Ilir Cup, but he was able to leave again and is in pursuit. It is suspected that the cup was wounded. By shooting wounded a police effective. As Hellenic media report, the body of Marian Cola found a Kalashnikov automatic type, a comb with bullets, grenades, and cooked foods. For this, police suspect that the fugitives were sheltered in a house in the area in recent days. For 20 days, Greek police have launched an extensive operation to capture uninterrupted Albanians who fled at the end of March. From their clashes with the police so far has killed an effective and an occasional transient. While the three were killed by Albanians, Marian Kola Emir Flag and Lika. So far four of the 11 were arrested Albanians escaped March 22. One of them is believed to be moved to Kosovo. While the other two is not known where to stand.