Protestë kundër dhunës në familje - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-23 0

Rastet e njëpasnjëshme të krimit në familje kanë ngritur në një manifestim para Ministrisë së Drejtësisë dhjetëra qytetarë, të rinj e të reja si dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Në shenjë simbolike ndaj vrasjeve të ndodhura gjatë këtyre ditëve, organizatorë të protestës lyen me bojë të kuqe disa veshje grash, ndërsa në duar mbanin pankarta me thirrje për ndaljen e dhunës ndaj gruas.