Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë dorëzuan sot në Presidencën e shtetit të ri, peticionin për ndryshimin e projektligjit të amnistisë. Ky peticion është nënshkruar nga më shumë se 12 mijë qytetarë. Kërkesa i është drejtuar presidentes Jahjaga për kthimin e projektligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim. Shoqëria civile, kërkon që në shqyrtimin që do t'i bëhet sërish draftit ligjor, të specifikohet objekti dhe subjekti i amnistisë. Sipas tyre, ligji i ri kërkon një interpretim më të saktë, pasi aktuali aministon shumë vepra penale. Përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë kanë theksuar se nuk janë kundër ligjit për amnisti. Por sipas tyre, përfitues të amnistisë nuk duhet të jenë edhe subjektet që nuk rrjedhin nga marrëveshja Kosovë-Serbi. Projektligji për amnistinë, pjesë e paktit mes Prishtinës dhe Beogradit, u miratua javën e kaluar nga Kuvendi i Kosovës. Por që të hyjë në fuqi, ky ligj duhet firmosur edhe nga Presidentja Atifete Jahjaga.
Representatives of civil society in Kosovo Presidency delivered today in the new state, a petition to amend the amnesty bill. This petition was signed by more than 12 thousand citizens. The request was directed to return President Jahjaga bill in the Assembly for reconsideration. Civil society wants to review the draft will become legal again, the specified object and subject of amnesty. According to them, the new law requires a more literal interpretation, as incumbent aministon many offenses. Representatives of Civil Society Organizations in Kosovo have stated they are not against the amnesty law. But according to them, the beneficiaries of amnesty should not be the subjects that are not derived from the agreement between Kosovo and Serbia. The draft law on amnesty, part of the pact between Pristina and Belgrade, was approved last week by the Assembly. But to enter into force, the law needs to be signed by President Atifete Jahjaga.