Një mision nga dy institucionet më të rëndësishme financiare në botë, fondi monetar ndërkombëtar dhe banka botërore ka mbërritur paraditen e të mërkurës në Tiranë. Burime konfidenciale nga banka qendrore konfirmojnë për Vizion plus se në fokus të bisedimeve te para, ishte njohja me situatën ekonomike në vend, sidomos për sa i përket zhvillimeve në sektorin bankar. Vetë FMN dhe Banka Botërore kanë shprehur shqetësim për keqfunksionimin e tregut të kredive në momentin që bankat kanë mjaftueshëm para. Nga ana tjetër gjatë takimit, grupi i ekspertëve është njohur dhe me masat që banka e Shqipërisë morri për nxitjen e kreditimit, por që deri tani nuk kanë dhënë efektin e pritur sidomos tek bizneset. Të njëjtat burime sigurojnë se në takimin e zhvilluar paradite, nuk ka qenë i pranishëm guvernatori Ardian Fullani, por vetëm disa drejtues departamentesh. Edhe pse pritej një takim I misionit në ministrinë e financave, mësohet se ky takim nuk do të bëhet sot, por gjatë ditëve në vijim. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e përkeqësuar buxhetore, si dhe rritja e borxhit publik. Mosrealizimi i të ardhurave aq sa qeveria në disa raste nuk ka qenë e aftë të mbulojë shpenzimet për paga dhe pensione, pritet të jetë një nga çështjet më te rëndësishme të bisedimeve. Përfaqësuesit e programit FSAP do të qëndrojnë në Tiranë deri në datën 19 korrik, ku ditën e premte do të kenë një axhendë bisedimesh edhe në partinë socialiste. Sipas njoftimit zyrtar që ka bërë banka e Shqipërisë, puna kryesore e këtij misioni do të kryhet në periudhën tetor -- nëntor. Pas kësaj stafi I FSAP do të paraqesë konkluzionet në një raport të zgjeruar. Ndërkohë një grup tjetër i FMN-së pritet të vizitojë Tiranën në fund të muajit shtator, ku do të diskutohen politikat ekonomike që do të ndjekë qeveria e re.
A mission from the two most important financial institutions in the world, the International Monetary Fund and the World Bank arrived Wednesday morning in Tirana. Confidential sources from the central bank to confirm that Vision plus the focus of talks before, was familiar with the economic situation in the country, especially with regard to developments in the banking sector. Self IMF and World Bank have expressed concern about the credit market malfunctioning at the time that banks have enough money. On the other hand during the meeting, the expert group is known and the measures that the Bank of Albania took to encourage lending, but so far have not yielded the expected effect especially to businesses. The same sources that provide meeting held in the morning, was not present Governor Ardian Fullani, but only some directors of departments. Although I expected a meeting at the finance ministry mission, we learn that this meeting will not be today, but during the following days. The discussions are expected to be deteriorating budget situation and the increase in public debt. The lack of income as in some cases the government has not been able to cover expenses for sala...