Mbyllen 11 zyra ilegale në veri të Kosovës - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Strukturat ilegale kane nisur te pezullojnë veprimtarinë e tyre ne veri te Kosovës, ne kuadër te marrëveshjes se 19 prillit, te nënshkruar ne Bruksel mes kryeministrave Thaçi e Daciç. Përfaqësues te larte te policisë kane konfirmuar mbylljen e 11 Zyrave te ministrisë se Puneve te Brendshme te Serbisë. Ky proces po monitorohet nga institucionet e Prishtinës dhe nje grup i posaçme i EULEX-it. Këta te fundit duhet te raportojnë ne Bruksel lidhur me progresin qe është arritur ne terren. Pavarësisht këtij lajmi, mediat shkruajnë se ne pjesën veriore te Mitrovicës vërehet prania e përfaqësuesve te te ashtuquajturës "mbrojtjes civile", ose rojeve ne disa pikekalime kryesore. Nje nga këto është struktura ilegale serbe ndodhet përgjatë magjistrales Mitrovicë-Jarinje, ne hyrje te Leposavicit. Lajmi per mbylljen graduale te këtyre zyrave ilegale qe financohen nga Beogradi zyrtar është përshëndetur edhe nga zyrtare te larte te PDK-së, AAK-së dhe partive te tjera ne Kosovë. Ata thane se ky është hapi i pare, por mbetet ende shume pune për te bere. Heqja e strukturave paralele ne veri është një nga 15 pikat e marrëveshjes Prishtinë - Beograd qe është nënshkruar ne Bruksel nen ndërmjetësimin e zonjës Kethrine Eshton.

Illegal structures have started to suspend their activities in the north of Kosovo, in the context of the April 19 agreement, signed in Brussels between the prime Minister Dacic. Senior police representatives have confirmed the closure of 11 offices of the Ministry of Internal Affairs of Serbia. This process is monitored by the Pristina institutions and a special group of EULEX. These latter should report in Brussels on the progress that has been achieved on the ground. Despite this news, the media write that in the northern part of Mitrovica notice the presence of representatives of the so-called "civil defense", or in some border guards key. One of these is illegal structures located along the highway Mitrovica Serb-Jarinja, at the entrance of Leposavic. News for gradual closure of these offices are financed by illegal Belgrade was greeted by senior officials of the PDK, AAK and other parties in Kosovo. They said that this is the first step, but much work remains to be done. Removing parallel structures in the north is one of the 15 points of agreement Pristina - Belgrade which was signed in Brussels under the mediation of Ms Catherine Ashton.