Nishani apel institucioneve: Jo stepje dhe frikë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

Krerët e institucioneve te pavarura u takuan sot me presidentin Nishani, i cili u kërkoi te mos ndikohen ne punën e tyre nga ndonjë revansh i mundshëm gjate tranzicionit te pushtetit. Zoti Nishani ua drejtoi apelin kryetarit te Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kryeprokurorit Adriatik Llalla, nënkryetarit te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, guvernatorit Ardian Fullani, kreut te Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj dhe drejtoreshës se Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Zana Xhuka. "Do ishte e dëmshme dhe kundërproduktive stepja apo frika nga ndonjë revanshi të mundshëm. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë për atë rol të madh që garantimit ligjor që keni ndaj demokracisë shqiptare." Presidenti tha se ndaj çdo ndërhyrjeje politike, institucionet e pavarura duhet te reagojnë vetëm sipas ligjit. "Çdo ndërhyrje e jashtme politike nuk duhet konsideruar si pengesë, por i duhet përgjigjur ligjërisht. Askush nuk duhet të ndihet i cenuar, dhe për më tepër i brishtë apo lehtësisht i goditshëm." Zoti Nishani risolli ne vëmendje faktin se ne periudha te tranzicionit te pushtetit krimi shënon rritje, veçanërisht krimi ekonomik. Ndaj ai apeloi për një angazhim me te madh te institucioneve përkatëse. Mbledhja e presidentit me krerët e institucioneve te pavarura vjen vetëm pak dite pas takimeve qe kryetari i PS-së Edi Rama zhvilloi me vete atë, me kryeprokurorin Llalla si dhe me guvernatorin Fullani.

The heads of independent institutions met today with President Nishani who asked not to be affected in their work from any possible backlash during the power transition. Nishani Lord Mayor's appeal led to the Supreme Court, Xhezair Zaganjori Adriatic Chief Lala, Vice President of the High Council of Justice, Elvis Cefa, governor Ardian Fullani, head of the Supreme State Control, Bujar Leskaj and director of the High Inspectorate declaration and Audit of Assets, Zana Xhuka. "It would be harmful and counterproductive steppe or the fear of a possible revenge. This should not happen to the major role that legal guarantees you against Albanian democracy. "Said the President to any political, independent institutions must react only by law. "Any external intervention policy should not be considered as an obstacle, but must legally respond. Nobody should feel hurt, and more fragile or easily goditshëm. "Mr. Nishani brought into attention the fact that the period of transition of power is increased crime, especially economic crime. So he called for a stronger commitment to the relevant institutions. Meeting with the president's chief independent institutions comes just days after the meetings that SP leader Edi Rama's developed along it, and the chief Lala Governor.