Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrine Eshton sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë. Baronesha Eshton do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit, presidenten Ahtifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe pritet të takojë edhe udhëheqësit e opozitës. Zonja Eshton dje qëndroi në Beograd, ku takoi udhëheqësit më të lartë serbë. Këshilli Evropian ka marre vendimin per marreveshjen e stabilizim-asociimit me Kosovën per shkak te progresit qe vendi me i ri ne Ballkan ka treguar ne reformat dhe bisedimet ne vendin fqinj. Kështu është shprehur zonja Kethrin Eshton gjate dites se dyte te mini-turit te saj ballkanik. Zyrtarja e larte e BE theksoi se tashme me rendësi është zbatimi ne terren i paktit, përshi këtu miratimi i projektligjit per amnistinë. "Vendimi i Këshillit te Evropës është nje konfirmim per rrugëtimin e Kosovës ne integrimin per ne Bashkimin Evropian. Megjithatë, ky proces është i gjate ndaj ne duhet tre vijojmë punët tona. Ne jemi takuar ne Bruksel me te dy kryeministrat dhe është bere e qarte se përkushtimi juaj për zbatimin ne terren te paktit është mjaft i madh. Brenda kësaj marrëveshje nevojitet miratimi i disa ligjeve përfshi këtu ai për amnistinë." Edhe kryeministri Hashim Thaçi i ka bere thirrje klasës politike ne vend qe te vendose interesin e qytetareve mbi interesat partiak dhe te votojnë projekt-ligjin për amnistinë. Kete te enjte ne kuvendin e Kosove do te kaloje serish per miratim projekt ligji i shumedebatuar per amnistinë, si pjese e paktit te nënshkruar ne Bruksel me 19 prill. Opozita ne Kosove kundërshton nenin tre te këtij drafti, i cili parashikon nder te tjera amnistimin e të gjithë autorëve te veprave penale të kryera deri më 20 qershor 2013, lirimin nga dënimi te personave që e vuajnë atë për herë të parë me 20 për qind të dënimit dhe personave te dënuar me 3 deri në 6 muaj burg, t'u hiqet 50 % e kohës që duhet ta kalojnë në burgim. Për te votuar këtë projektligj duhen 2/3 e votave te deputeteve te kuvendit te Kosovës.