Zharrës-Fier, demi nga shpërthimet për naftë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 7

Familja Bani, ka ndërtuar këtë shtëpi dykatëshe në tokën e saj në fshatin Zharrës në Fier. Janë kursimet e një punë gati 15-vjeçare si emigrantë. Por shtëpia e tyre është sot e pabanueshme. Muret janë çarë në të gjitha dhomat, kolonat mbajtëse janë plasaritur, ndërsa orenditë dëmtohen shpesh. Shkak, thotë e zonja e shtëpisë Adelina Bani janë shpërthimet e shpeshta në zonën përreth banesës, që firma kanadeze "Bankers Petrolium" stimulon duke nxjerr naftë në këtë sektor. Historia është e ngjashme edhe për të paktën 300 familje të tjera që jetojnë afër zonës së njohur si Patos Marinzë. Shtëpia ku jeton familja e Flamur Fetahut, është gati në rrënim e sipër. Ata nuk kanë mundësi ekonomike të zhvendosen diku tjetër, por as nuk guxojnë të ankohen tek firma "Bankers", të cilën e bëjnë përgjegjëse për dëmet e shkaktuara pareshtur në 4 vitet e fundit. Shkëlqim Mamo, thotë se fëmijët janë të tmerruar nga zhurmat e shpërthimeve që kryhen kryesisht në orët e para të mëngjesit. Këshilli i Komunës, me 6 mije banore, iu drejtua me një denoncim prokurorisë së rrethit Fier, por ende hetimet nuk kanë konkluduar. Dyshimi i vetëm, pohon kryetari i Këshillit Përparim Braçe, është se lëkundjet e forta vijnë nga shfrytëzimi pa kriter i rezervave të naftës bruto të nëntokës, përmes shpërthimeve që kryen firma Bankers. Kompania "Bankers", e denoncuar nga banorët nuk pranon përgjegjësi si shkaktare e shpërthimeve. Ajo ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës dhe Kuçovës, për 25 vjet me të drejtë ripërtëritje të koncesionit për 5 vite të tjera.

Bani family, built this two-story home on her land in the village Zharrës in Fier. Savings are a nearly 15-year job as immigrants. But their home is now uninhabitable. The walls are cracked in all rooms, holder columns are cracked and damaged furniture often. Because, says the lady of the house Adelina Bani are frequent explosions in the area around the apartment, the Canadian firm "Bankers Petroleum" oil stimulates drawing in this sector. The story is similar for at least 300 other families who live near the area known as Marinze Patos. The house where the family lives Fetah Flag is ready to ruin the above. They do not have the economic means to move somewhere else, but do not dare to complain to the firm "Bankers", which make it responsible for damage caused intense in the last 4 years. Shiny Mamo, said the children were terrified by the sound of explosions carried out mainly in the early hours of the morning. The Municipal Council, with six thousand inhabitants, addressed to a prosecutor's denunciation Fier, but investigations have not yet concluded. Suspicion alone, says chairman Brace Progress Council, is that strong vibration coming from uncontrolled exploitation of crude oil reserves underground explosions conducted by Bankers firms. Company "Bankers", and denounced by people not accept responsibility as the cause of outbreaks. She has earned the right to exploit the Patos-Marinez area...