Lezhë, shtatzëna vdes në spital - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-23 1

Një 22-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën në maternitetin e Lezhës, për shkaqe ende të paqarta. Lorena Imeri, nga fshati Shullaz i Kurbinit, ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe kishte shkuar për të lindur, por ka humbur jetën përpara se të sillte në jetë foshnjën e saj.