Preç Zogaj, përveç veprimtarisë së tij politike, njihet nga publiku edhe për kontributin e tij si poet në letërsinë shqipe. Libri i tij i fundit, i promovuar në Ministrinë e Kulturës, titullohet "Fundi, një fëmijëri tjetër" dhe sjell për lexuesit një kolanë poezish të cilat i përkasin krijimtarisë së tij të kohëve të fundit.