Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës evakuon 14 familje me 63 persona nga Bregu i Lumit. Evakuimi i tyre u bë gjatë orëve të pasdites, pasi banesat e këtyre familjeve rrezikoheshin nga rreshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës së sotme.
Strehimi i tyre është bërë pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë, derisa situata të përmirësohet dhe rreshjet e shiut të pakësohen.
Bashkia e Tiranës thotë se ndërhyrja nga ana e saj është bërë për shkak të rrezikut nga fryrja e tepërt e lumit, por edhe të faktit se Bashkia e Kamzës, pjesë e të cilës është edhe kjo zonë, nuk ka reaguar për t?u ardhur në ndihmë këtyre familjeve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/situate-kritike-ne-paskuqan-lumi-del-nga-shtrati-evakuohen-4-familje/