Haxhinasto paralajmëron anullim të konçensionit për Rrugën e Kombit: Në negociata për atë të Arbrit

2015-11-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas deklaratës së Ministrit Ahmetaj se Rruga e Arbrit nuk do të ndërtohet nëse ofertuesit parashikojnë kosto më të lartë se ai i parashikuar, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se po vazhdojnë negociatat.
Haxhinasto: Ekipi negociator për Rrugën e Arbrit është mbledhur në Ministri duke diskutuar pikërisht ofertën dhe të gjithë elementët e rëndësishëm të saj.Unë nuk mund të shprehem për sakohë Komisioni nuk ka arritur në një konkluzion.
Ministri i Transporteve paralajmëroi se mund të anullohet dhe konçesioni i Rrugës së Kombit, fituesi i të cilit nuk është bërë ende publik.
Haxhinasto: T?i vlerësojmë siç duhet ofertat që janë paraqitur, t?i vlerësojmë ato në thellësinë e tyre dhe të shohim nëse janë me interes publik apo jo.Nëqoftëse nuk do të jenë me interes publik, sigurisht që nuk jemi të detyruar që atë rrugë ta japim me konçesion. Gjithmonë ekziston mundësia e anullimit të tenderit nëqoftëse kjo nuk ka interes publik.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/haxhinasto-paralajmeron-anullim-te-koncensionit-per-rrugen-e-kombit-ne-negociata-per-ate-te-arbrit/