Sulme terroriste në Shqipëri, Qato: Nuk kemi informacione konkrete - Ora News

2015-11-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditët e fundit policia ka shtuar masat e sigurisë ndaj rrezikut që vijnë nga terrorizmi, pas sulmeve të ndodhura në Francë një javë më parë. Efektivë të aramtosur, autoblindë qëndrojnë 24 orë në pikat hyrëse dhe dalëse të qyteteve në qëndrat tregtare dhe pranë institucioneve publike.
Zv/drejtori i Policisë së Shtetit Altin Qato tha se vendi nuk mund të jetë imun ndaj sulmeve terroriste.
Qato: Policia ka bërë një përforcim masash kryesisht në ambientet publike që ka më shumë risk të shtuar, pasi dihet se vendi ynë është në aleancë me të gjitha vendet e tjera të BE dhe SHBA në luftën kundër terrorit, kështu që dhe risku nuk shmanget, por jo se ka tani realisht ndonjë informacion konkret.
Policia e Shtetit ka angazhuar efektivë nga të gjithë sektorët të cilët janë të pozicionuar edhe në ndërtesat e larta për një perimetër më të gjerë të sigurisë. Zoti Qato tha se ende nuk ka një afat se kur do të përfundojë ky plan masash.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sulme-terroriste-ne-shqiperi-qato-nuk-kemi-informacione-konkrete/

Free Traffic Exchange