Basha-Olldashi nisin fushatën - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

E shtuna nuk është dite pushimi për dy kandidatet per postin e kryetarit te Partisë Demokratike, pasi këtë fundjave ata nisin fushatën ne bazën e PD. Lulzim Basha edhe pse kryetar bashkie i Tiranës, ndonëse ka drejtuar fushatën elektorale te 2013 ne këtë qark, ka preferuar ta zhvilloje takimin e pare ne Elbasan pasditen e 6 korrikut. Basha ka lidhje te forta me strukturat e partisë ne këtë qark qe prej fushatës elektorale te 2009 kur ai kryesoi listen e deputeteve demokrate dhe arriti te marre 7 mandate. Me te njëjtën logjike Sokol Olldashi edhe pse i njeh mire strukturat e partisë ne kryeqytet pasi ka qene kryetar i degës se Tiranës dhe ka punuar me to edhe ne zgjedhjet për bashkine e Tiranës ne vitin 2011, takimin e pare do ta zhvilloje paraditen e 6 korrikut ne fier. Ne këtë qark Olldashi ka punuar per dy procese elektorale me radhe me strukturat e pd pasi ka kryesuar listën e deputeteve ne zgjedhjet e 2009 dhe zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërsa kandidatet përgatiten per fushate, partia demokratike ka vendosur qe te drejtën e votës ta kenë vetëm ata demokrate qe kane marre kartën e anetaresise para datës 15 maj, një vendim ky qe nuk ishte paralajmëruar me herët pasi figurat drejtuese te partisë gjate gjithë kësaj jave kane vendosur afate per anëtarësimet ne mënyre qe sa me shume demokrate te përfshiheshin ne votimin e kryetarit. Ndërkaq përballë dyshimeve se gara mes Olldashit dhe Bashes nuk është reale, demokratet gjykojnë se një gare e forte i shërben forcimit te partisë. Por edhe pse çdo gjë ne PD duket e qete tonet e forta te garës kane filluar te ndihen se pari ne rrjetet sociale te dy kandidateve. Faqja zyrtare ne Facebook e Lulzim Bashes ka qindra komente nga njerëz qe e shohin atë si pasardhësin e Sali Berishes dhe po ashtu edhe faqja e Sokoll Olldashit është plot komente se e ardhmja e PD është vetëm Olldashi.

Saturday is holiday for two candidates for the post of chairman of the Democratic Party, as they begin the campaign this weekend at the base of the Democratic Party. Basha although mayor of Tirana, although the election campaign has run in this district in 2013, has preferred to develop the first meeting in Elbasan afternoon of July 6. Basha has strong links with the party structures in this region since the 2009 campaign when he headed the list of Democratic deputies and managed to get 7 seats. By the same logic Olldashi know better though party structures in the capital after having been president of the branch of Tirana and worked with them in the elections for the Municipality of Tirana in 2011, the first meeting will develop the morning of July 6 the fern. In this circuit Olldashi worked for two consecutive electoral processes with pd structures having led the list of deputies in the 2009 elections and elections of June 23. As candidates prepare for the campaign, the Democratic Party has decided to have the right to vote Democrat only those who have received the membership card before May 15, a decision that was not p...

Free Traffic Exchange