PD, 2 kandidate ne gare - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Nga dita e nesërme Kryetari i Bashkisë se Tiranës Lulzim Basha dhe Ministri i Transporteve Sokol Olldashi do te fillojne fushatën për postin e kryetarit te Partisë Demokratike. Nga 4 kandidatura te paraqitura kryesia e PD ka miratuar Bashen dhe Olldashin, ndërkohe qe kandidatura e Astrit Sinanaj anëtar i PD dega Fier dhe kandidatura e Sokol Prekpaja anëtar i PD dega Tirane për mangësi ne dokumentacion nuk janë miratuar. Kryesia e PD ka vendosur qe zgjedhjet te mbahen ne datën 22 korrik sipas parimit një anëtar një vote, procesi do te administrohet nga nje komision me 7 anëtare ku secili prej dy kandidateve do te ketë nje përfaqësues, dhe fushata do te zhvillohet ne degët e pd pa ballafaqime. Kjo mbledhje kryesie është shfrytëzuar edhe njëherë nga Berisha për te theksuar rendësin e zgjedhjes se kryetarit te ri te PD për ndërtimin e një opozite te forte dhe rikthimin e demokrateve ne pushtet. Berisha ka përsëritur se nuk do te ndërhyje ne këtë gare, ndërsa ka lëshuar akuza te forta ndaj zërave qe kane kritikuar procesin e zgjedhjes se kryetarit te ri te PD. Ndërkaq dy kandidatet Basha dhe Olldashi te cilët kane 18 dite kohe për te bere fushate kane deklaruar se do te njohin rezultatin e këtij procesi. Mbledhja e kryesisë është përqendruar tek çështjet teknike te procesit duke filluar nga listat e anetaresise dhe është vendosur qe te shtohen anëtaret e këshillit kombëtar te cilët nuk kane patur kartën e anetaresise si dhe te pastrohen anëtaret qe gjate muajve te fundit janë larguar ne parti te tjera.