Rama shkon ne zyrën e Nishanit - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1

Në 49-vjetorin e ditëlindjes së tij, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama, ka hyre ne selinë e presidencës ne orën 12:30, për një takim me Presidentin Bujar Nishani. Kjo është biseda e pare mes te dyve, qysh pas përfundimit te zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit, ku koalicioni i majte i drejtuar nga Rama rezultoi fitues me 84 mandate deputetësh. Ditet e fundit, ndërkombëtaret kane ndërmarre një tur takimesh me aktoret kryesore politike ne vend,dhe kryefjala e mesazheve te tyre, ka qene tranzicioni i bute i pushtetit. Duket se kjo ka qene logjika e bisedës së sotme, kur pas takimit që zgjati 45 minuta, Edi Rama shkruan në rrjetin social "Tëiter" se ka folur për tematiken e bashkëpunimit institucional e te tranzicionit te pushtetit pa probleme të reja, siç është konfirmuar me pas dhe ne njoftimin zyrtar te presidentit nishani. Në këtë prizëm, ka vijuar dhe këtë të enjte takimi i ambasadorit të BE Ettore Sequi me kryeministrin Sali Berisha, pas takimeve të zhvilluara me Ramën dhe Meten. Ne te gjitha takimet i dërguari i Brukselit ne Tirane, e ka vene theksin tek kalimi i bute i pushtetit dhe mbi te gjitha vazhdimi i reformave integruese. Por duket se vendimet e fundit të kryeministrit në Këshillin e Ministrave dhe Këshillin Kombëtar të territorit, kanë shqetësuar socialistët që pritet të marrin pushtetin në shtator. Ky mesazh i përcjellë tek presidenti nga takimi i kërkuar nga vete Rama, është shprehur publikisht dhe nga një tjetër deputet Damian Gjiknuri.



Ndërkohë Partia Socialiste, thërret të premten në orën 11.00 asamblenë kombëtare, e para pas fitores se 23 qershorit. Të kontaktuar nga Vizion Plus, kryetari i asamblesë Gramoz Ruçi dhe sekretari organizativ Blendi Klosi, thonë se forumi i lartë drejtues do të shërbejë për të falënderuar këdo qe ndihmoi ne këto zgjedhje si dhe për te përcjelle vendimin e dalë nga marrëveshja PS-LSI për të zgjedhur Ramën kryeministër e Ilir Meten kryetar Kuvendi. Por aleanca e re qeverisëse pritet të zgjidhe një sërë çështjesh deri në muajin shtator, siç janë postet ministrore kryesisht mes PS e LSI por duke përfshirë dhe aleatet. Ky debat që në sipërfaqe tregon se gjithçka shkon mire, brenda deputeteve të zgjedhur ka krijuar pasigurinë e zgjedhjes së një mandati ministror nesë do tu ofrohet apo të mbajtjes së mandatit të deputetit. Vetë Meta do të jetë deputetet përderisa do të drejtoje Kuvendin e ardhëm ndërsa në pikëpyetje është nëse vetë Rama si Kryeministër, do të heqë dorë nga mandati si deputet i Vlorës. Ne diskutim është mesa duket dhe një shtim ministrish për të përfaqësuar aleatët. Ministria e Transporteve, ajo e Ekonomisë, e Brendshmja dhe e Turizmit pritet të jenë pjese e ristrukturimit për të cilën po punojnë grupet e punës. Një tjetër çështje e rëndësishme është përshtatja e programit qeverisës për 300 ditët e para ku janë ngarkuar eksperte nga PS dhe LSI. Me shumë gjasa të gjitha këto pikëpyetje do të formalizohen në gusht, kur të ketë përfunduar dhe certifik...