Gara për licencat numerike - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

Autoriteti i Mediave Audiovizive çeli procedurat për dhënien e 3 licencave private kombëtare të transmetimit numerik, parashikuar të nisë nga qershori i 2015. Ftesat u janë drejtuar 3 operatorëve privatë historikë kombëtarë, por edhe 2 platformave me eksperiencë në transmetimet numerike në Shqipëri. Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive Endira Bushati tha se për të mbërritur në këtë fazë, janë organizuar disa tryeza me ekpertizë të Bashkimit Europian dhe OSBE. Ligji i ri për mediat detyron AMA-n që brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi, pra brenda datës 5 korrik, të ftojë operatorët privatë historikë dhe ato me eksperiencë të marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes për rrjetet numerike kombëtare. Në mbledhjen e 2 korrikut, u miratua rregullorja për licencimin e rrjeteve. Kryetarja e Entit sqaroi se vendimmarrja kërkonte shumicë të thjeshtë prej 4 votash. Nga 17 qershori 2015, Shqipëria pritet të kalojë tërësisht në transmetime numerike, pra me dekoder. Janë 6 frekuenca të përcaktuara që do tu shpërndahen televizioneve apo platformave aktuale. 2 ndër to janë dhënë Televizionit Publik, 3 janë parashikuar për mediat me histori apo me platforma të ngritura tashmë, ndërsa e fundit është lënë për televizionet kabllore e ndarë në 6 zona.