Basha shpall kandidaturën - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

Lulzim Basha është kujdesur për një sere detajesh, ne daljen e pare publike ndërsa shpallte zyrtarisht ambicien për kreun e PD-se. Jo vetëm qe deklarata e tij u be nje jave pasi Sali Berisha dha dorëheqjen, por edhe ne sallën ku ndodhi tërheqja e kryetarit tradicional, ndryshe nga rivali Olldashi. Basha tha, se e ndërmori këtë hap, pas bisedës se zhvilluar me drejtuesin aktual te partisë. Por për një gjë Basha është i bindur, edhe pse po garon për te zëvendësuar Sali Berishën. Një pjese te konsiderueshme te fjalës se tij Basha ia ka kushtuar programit për drejtimin e partisë me te madhe te se djathtës. Ashtu si Sokol Olldashi, edhe Lulzim Basha nuk ka lëne pa përmendur avantazhet e tij ne kete gare dhe me kryesorja është fitorja përballe Edi Rames ne 2011 edhe pse atëherë ai vete premtoi se do te merrej me problemet e qytetareve dhe jo me politike. Basha njëlloj si sfidanti tjetër Olldashi edhe pse foli me gjate lexoi atë qe kishte përgatitur, pa lejuar pyetje nga gazetaret. Te enjten mblidhet kryesia për zyrtarizmin e kandidaturave dhe 2 emra jane ne gare: kreu i Bashkisë se Tiranës dhe ministri i transporteve Sokol Olldashi, te dy humbës ne qarqet qe drejtuan ne zgjedhjet e 23 qershorit. Nga ana tjetër pjese e garës kane tentuar te jene edhe ish-dhjetoristi Erjon Nikolli si dhe Aleksander Biberaj, ky i fundit deri pak dite me pare, ka mbajtur postin e nënkryetarit te FRD, por asnjeri nuk është pranuar, pasi u mungon një karte anëtarësie ne PD. Mbledhja e nesërme e kryesisë është forumi qe i zyrtarizon kandidatet, qe synojnë karrigen e Berishës ne Partine Demokratike.

Free Traffic Exchange