Besnik Bramollari punon si roje në një prej shkollave të kryeqytetit. Deri tani gjithë ekonomia e familjes së tij përqendrohej në pagën si buxhetor dhe të ardhurat që çdo muaj merrte nga vajza që jeton në Itali. Besniku thotë se me kalimin e viteve, por sidomos gjatë muajve të fundit, dërgesat janë gjithnjë e më të rralla. Sipas perceptimit të tij, por edhe fjalëve që dëgjon nga të afërmit në Itali, kriza dhe humbja e vendit të punës në shtetin fqinj ka prekur dhe familjarët e tij. Viti 2013-të solli për herë të parë edhe rënien më të madhe të remitancave në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në tre muajt e parë të këtij viti të ardhurat nga emigrantët ranë në 153 milionë dollarë. Një përqindje e konsiderueshme në GDP e vendit, por shumë larg vlerës mbi 300 milion që ishin në 2008-ën. Shqipëria përfshihet te pjesa e vendeve të cilat me anë të remitancave luftojnë varfërinë. Vendi ynë renditet në 20 vendet e para në botë, për kontributin që kanë emigrantët në zhvillimin e ekonomisë.
Loyalty Bramollari works as a guard at a school in the capital. So far all of his family economy focused on budget and pay as monthly income received by the girl who lives in Italy. Faithful says that over the years, but especially in recent months, shipments are increasingly rare. According to his perception, but also to hear words from relatives in Italy, crisis and job losses in the neighboring country has affected his family. Year 2013 brought for the first time the largest decline of remittances in Albania. According to Central Bank data, in the first three months of this year, remittances fell to 153 million dollars. A significant percentage of the GDP of the country, but far over 300 million value that was in 2008. Albania is included in that part of the country to fight poverty through remittances. Our country ranks in the top 20 in the world, the contribution that immigrants in the economy.