Rastet e infeksioneve të lëkurës në stinën e verës shtohen dhe sipas mjekëve frekuentimi i pishinave i stimulon ato . Mjekja Desantila Tahiri thotë se në qytetin e Elbasanit janë shfaqur probleme me sëmundjet e lëkurës, situatë që përkeqësohet me rritjen e temperaturave. Tahiri kërkon intensifikimin e kontrolleve për cilësinë e ujit nëpër pishinat e qytetit nga institucionet e kontrollit të higjienës. Edhe inspektorati i higjienës ka vërejtur ndotje në ujin e pishinave të qytetit. Sipas shefes Vilma Sterkeshi nëse kjo situatë nuk do të ndryshojë atëherë do të merren masa ndaj administratorëve të pishinave. Administratori i njërës prej pishinave të qytetit të Elbasanit garanton pastërtinë e ujit, pasi sipas tij përdoren të gjithë llojet e disifektantëve të kërkuar nga inspektorati. Në kushtet kur specialistët konstatojnë parregullsi ndërsa pronarët garantojnë për cilësinë e ujit, frekuentimi i rregullt i pishinave mbetet në zgjedhjen e qytetarëve.
Cases of skin infections in summer and increase attendance by doctors pools stimulates them. Tahiri Desantila doctor says Elbasan problems have emerged with skin diseases, a situation that worsens with increasing temperatures. Tahiri requires intensification of controls on water quality in swimming pools by city sanitation control institutions. Even hygiene inspectors observed water pollution in the city pool. According to Chief Vilma Sterkeshi if this situation does not change then will be taken to the pool administrators. The administrator of one of the pools of Elbasan guarantees the purity of the water, because its used by all types of disinfectants required by the inspectorate. In conditions when irregularities were found, while the owners specialists ensure water quality, regular attendance remains the choice of pools of citizens.