Përveç Bosnje-Hercegovinës qe ka probleme etnike dhe Kosovës qe është ne proces dialogu me Serbinë, Shqipëria është i vetmi vend ne rajonin e Ballkanit qe nuk ka marre ende dritën jeshile për statusin e vendit kandidat. Për shkak te krizës politike mes qeverise dhe opozitës, vendi ynë nuk arriti te plotësonte ne kohe 12 kushtet e Komisionit Evropian, ndërsa ky i fundit rekomandoi status te kushtëzuar me tre ligje dhe një proces zgjedhor te qete dhe te drejte ne qershor. Ne prag te zgjedhjeve parlamentare, ne një seance te jashtëzakonshme, opozita, qe deri vone e kushtëzonte miratimin e tre ligjeve "çështjen e qarkut te Fierit", fale dhe ndërmjetësimit te LSI-së ne koalicion, pranoi votimin e tyre. Me 30 maj deputetet e maxhorances dhe opozitës votuan tre ligjet, duke shtuar klauzolën qe ato te hyjnë ne fuqi ne 1 tetorin e këtij viti, pak para dhënies se opinionit nga ana komisionit me dhjete tetor. Për here te pare, Komisioni Evropian mund t'i çele derën Tiranës zyrtare, duke i dhënë statusin e plote te vendit kandidat për anëtarësim ne BE. 16 muaj pas nisjes se negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, te dyja vendet fqinje u shpërblyen nga unioni. Lideret europiane dhanë "ok" për nisjen e negociatave me Kosovën për marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Për këtë çështje rane dakord edhe pese vendet anëtare te BE-së, qe nuk e kane njohur ende Kosovën. Kjo pasi ne dokumentin e pranimit, nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e Kosovës nga ana e tyre. Ndërkohë, te njëjtën dite, presidenti i BE-së Van Rompui njoftoi edhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë ne Bashkimin Europian. Megjithatë, dialogu mes Brukselit dhe Beogradit, nuk pritet te nise para janarit te vitit te ardhshëm. Deri atëherë pala serbe duhet te provoje se po e zbaton edhe ne terren marrëveshjen e 19 prillit, qe nënshkroi me Kosovën. Maqedonia ka marre për here te pare statusin e kandidatit nga ana e Komisionit Evropian qe ne vitin 2005, e megjithatë vendi fqinj ende nuk ka mundur te nise negociatat për anëtarësim. Shkak për ketë vonese ka qene vetoja greke për te disaten here, por dhe problemet e brendshme etnike, mes shqiptareve e maqedonasve. Ne raportimin e fundit, Komisioni i bëri thirrje Shkupit të rrisë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit me Athinën. Bosnje Hercegovina është vendi që ka dështuar thuajse në të gjitha frontet. Procesi i integrimit ka ndaluar gjatë dy vjetëve te fundit për shkak te ngërçit politik pas zgjedhjeve te vitit 2010, por edhe për shkak te problemeve te theksuara etnike. Megjithatë për Bosnjën, as fundviti i 2013-ës nuk pritet te sjelle lajme te mira nga Brukseli.