Edhe pse ka më shumë se një vit që autoriteti kombëtar i ushqimit ka vendosur që buka të shitet e ambalazhuar në letër, raste kur ky vendim shkelet gjenden pafund edhe në furrat e kryeqytetit. Shitësit e kane një përgjigje nëse i pyet perse ambalazhojnë me qese dhe jo me letër. Sipas tyre një pjese e konsumatorëve preferojnë materialin plastik. Por të paktë janë ata që i njohin me të vërtetë pasojat që shkakton ambalazhi plastik. Të pyetur nga Vizion Plus, persona të cilët e blejnë bukën në ambalazh plastik shprehen se janë në dijeni të efekteve, pa dhënë asnjë shpjegim më tepër. Materiali plastik çliron kompozime që shkaktojnë kancerin, ku një lloj i tij është edhe dioksiona. Shtesat kimike të cilat ndikojnë të elasticiteti i qeseve në shumë raste shkaktojnë obezitetin, imunitet të dobët, apo mund të nxisin agresivitetin te fëmijët. Në fakt vendimi që është marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon shitjen e bukës në plastikë, edhe në rastet kur klienti e kërkon vetë.
Although there are more than a year that the national food authority has decided that the sale of packaged bread in paper cases where the decision violated ovens are endless in the capital. Vendors have an answer if you ask why the bags are packaging and not paper. According to some of their customers prefer plastic material. But few people really know the consequences that causes plastic wrapping. Asked by Vision Plus, people who buy bread in plastic packaging said they were aware of the effects, without giving any further explanation. Frees plastic material compositions that cause cancer, where it is a kind of well dioksiona. Chemical additives which affect the elasticity of bags in many cases lead to obesity, poor immunity, or can promote aggression in children. In fact, the decision taken by the National Food Authority prohibits the sale of bread in plastic, even when the client requests itself.