Biberaj: Do kandidoj për kreun e PD-së - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Ndërsa në PD është hapur gara për kryetarin e ri të partisë, ish anëtari i kryesisë ne selinë blu, Aleksandër Biberaj, shpreh ambicien për të qene pjese e garës, mes dy emrave më të përfolur Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Në një intervistë për Vizion Plus, z. Biberaj thotë se dëshiron te kandidoje për arsye të rikthimit përmes kontributit në parti, duke shtuar se PD duhet te ribashkohet dhe riorganizohet pas një humbjeje që sipas tij ishte e thellë. Biberaj pretendon një mbështetje te gjere nga baza e PD nëse do te zyrtarizohet si kandidat, por me pare ai duhet te përballet me statusin e PD qe mund ta pengoje atë ne këtë gare. Por ndërsa synon kreun e PD-së, zoti Biberaj ende ka një marrëdhënie me Frymën e Re Demokratike, nënkryetar i se cilës ka qene deri pak kohe me pare. Sot, ai shpjegon arsyet e divorcit me zotin Topi dhe rikthimit ne PD.

Free Traffic Exchange