Shkencat ekzakte janë pika e saj me e forte, ndaj dhe dy provimet e fundit te maturës i ka zgjedhur te këtij profili. Një dite para provimit, Klea Riçku nga Tirana, po i jep dorën e fundit Kimise dhe Matematikes se Avancuar. Nëse edhe këtu do te arrije maksimumin si ne dy provimet e para, gjimnazistja e "Qemal Stafes" shpreson te fitoje degën e preferuar, Mjekësinë e Përgjithshme. Dy provimet me zgjedhje te maturanteve, përveçse shënojnë përfundimin e shkollës se mesme janë vendimtare për hyrjen ne universitet. Profili i këtyre lendeve dhe notat e provimeve do te përcaktojnë se sa shanse kane maturantet për te arritur fakultetin qe synojnë. Megjithatë, specialistet ne ministrinë e Arsimit tregojnë se ne baze te koeficienteve dhe formulës se përllogaritjes, gjimnazistet njohin nivelin e pikëve dhe pritshmerite për shkolle te larte. Pas provimit te 29 qershorit, te dy lendeve me zgjedhje dhe njohjes se gjithë rezultateve, maturantet do te plotësojnë formularin A2. Ne ketë dokument çdo njeri prej tyre shënon jo vetëm 10 degët e preferuara për studimet e larta, por edhe te arritshmet ne baze te rezultateve te marra.