Banka Botërore dhe FMN në Shqipëri - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 4

Në datën 17 korrik në Shqipëri do të mbërrijnë përfaqësues Të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, për të parë nga afër situatën e vërtetë të financave të vendit por edhe sektorit bankar, në kushtet kur në Shqipëri kreditë e këqija kanë kapur ¼ e portofolit të kredive. Data konfirmohet edhe nga zyra e Bankës Botërore në Tiranë. Programi që do të monitorojë gjendjen ekonomike të Shqipërisë FSAP, do të ketë dy qëllime kryesore: vlerësimin e stabilitetit financiar dhe asistencën teknike se si mund të garantohet një rritje e lartë ekonomike. Burime pranë Bankës Botërore konfirmojnë për vizion plus, se edhe situata e tranzicionit të pushtetit ka përshpejtuar ardhjen ekspertëve të huaj në vend, të cilët në fund të raportit do të nxjerrin konkluzionet dhe rekomandimet që duhet të ndjekë Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave. Ndërkaq të tjera burime nga Banka Qendrore thonë se në bazë të raportit përfundimtar që FMN dhe Banka Botërore do të bëjnë, mund të merret në konsideratë edhe dhënia e një fondi prej disa miliona dollarëve për mbështetje buxhetore. Por nëse paratë do të merren, atëherë qeveria duhet të bëjë kërkesë zyrtare për kthimin e Fondit monetar në Shqipëri. Një vit më parë situata e vështirë e financave të vendit bëri që Banka Botërore të miratonte një shumë prej mbi 100 milion dollarësh për mbështetje buxhetore për Shqipërinë, marrëveshje e cila nëse do të konkludohej kishte si kusht kryesor uljen e nivelit të borxhit publik, gjë e cila nuk arriti të realizohej nga qeveria shqiptare. Ndërkohë Shqipëria humbi disa vite më parë edhe ndihmën që jepte banka botërore për vendet e prekura nga kriza në rajonin e Ballkanit, për shkak të shifrave të mira të rritjes ekonomike, fonde nga të cilat përfituan Kroacia dhe Serbia.

On July 17th will arrive in Albania representatives The International Monetary Fund and World Bank, to look closely at the real situation of the country but also finance banking sector, as the bad loans in Bangladesh have captured a quarter of the loan portfolio . Date confirmed by the World Bank office in Tirana. The program will monitor the economic situation of Albania FSAP, will have two main purposes: assessing financial stability and technical assistance on how to ensure a high economic growth. Sources confirm to the World Bank plus vision, that the transition of power situation has accelerated the arrival of foreign experts in the country, which at the end of the report will draw conclusions and recommendations should follow the Bank of Albania and the Ministry of Finance. But other sources say that the Central Bank on the basis of a final report to the IMF and World Bank would do, can also be considered to provide a fund of several million dollars for budget support. But if the money will be taken, then the government should make a formal request for the return of Albanian Monetary Fund. A year ago the difficult situation the country's finances prompted the World Bank approved a total of over 100 mi...