Fyle: Integrim gjithë rajonit - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Vetëm tre ditë para se Kroacia të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, komisioneri për Zgjerimin në BE, Shtefan Fyle garanton se dera mbetet e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një mesazh për këto vende, zoti Fyle hedh poshtë hamendësimet se Bashkimi Europian do të ndalojë zgjerimin. "Më 1 korrik, Kroacia do të jetë anëtarja e re e Bashkimit Europian. Kroacia tregoi prova të freskëta të politikës së Bashkimit Europian për zgjerim. Ky është një sinjal i fuqishëm për të gjithë ju vendet e rajonit. Edhe ju mund t'ia dilni, kur të bëni reformat e nevojshme! Pranimi i Kroacisë tregon se perspektiva europiane mbetet e hapur për të gjitha vendet e rajonit, të cilat tregojnë vullnetin e duhur politik dhe që zbatojnë reformat politike dhe ekonomike. Si dhe që provojnë se respektojnë vlerat europiane, si sundimin e ligjit, parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut. Mundësitë janë reale, por ecja përpara drejt Bashkimit Europian, varet së pari në progresin real në arritjen në të gjitha këto fusha. Për këtë nuk ka formula magjike. Bashkimi Europian mund të bëhet realitet, nëse arrihen kriteret." Me anëtarësimin edhe të Kroacisë në union, sipas eurokomisionerit Fyle, secili shtet i Ballkanit Perëndimor, kufizohet me hapësirën e BE-së e rrjedhimisht me tregun e përbashkët europian. Procesi i anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian, ka qenë më i shpejti, krahasuar me kohën që po kalojnë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipëria. Kroacia, njëra prej gjashtë republikave të ish-Jugosllavisë, aplikoi për anëtarësim në vitin 2003 dhe më 2004-ën fitoi statusin e kandidatit. Më 2005-ën nisi negociatat për anëtarësim, por gjithçka u ndërlikua nga një mosmarrëveshje për kufirin me Slloveninë, vendin fqinj që ishte bërë pjesë e BE-së. Më 30 qershor 2011 mbylli negociatat dhe më 9 dhjetor të po atij viti, u pranua nga unioni. Por anëtarësimi i plotë u la për në datën 1 korrik 2013. Nga fitimi I statusit ne 2004 deri te anëtarësimi, vendit me ritmin me te shpejte iu nevojiten 9 vjet. Ndërsa Shqipëria ndodhet ende ne fazën qe pret te miratohet statusi i vendit kandidat për ne BE.

Just three days before Croatia becomes a member with full rights in the European Union Commissioner for Enlargement, Stefan Fule, ensures that the door remains open to all Western Balkan countries. In a message to these countries, Mr Füle dismisses speculation that the European Union will stop expanding. "On July 1, Croatia will be a new member of the European Union. Croatia showed fresh evidence of the policy of the European Union enlargement. This is a strong signal to all of you in the region. Even you can succeed when you make the reforms necessary! Croatia's accession shows that the European perspective is open to all countries of the region, which show the necessary political will and implement political and economic reforms. As well as proving that respect European values ??as the rule of law, democratic princ...