Brenda një dite rreth 250 qytetarë shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin grek në doganën e Kapshticës. Autoritetet doganore greke nuk japin asnjë shpjegim për këtë bllokim. Disave iu kërkojnë 500 euro për ditë qëndrimi në Greqi,disa të tjerëve nuk iu pranojnë garancitë me afat kohor më të gjatë se një javë, ndërsa pjesës më të madhe nuk ia shohin fare dokumentet . Qytetarët shqiptarë presin për ditë me radhë me shpresën e zhbllokimit të situatës. Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit ata rrinë që në orët e para të mëngjesit në doganë dhe në mbrëmje shkojnë në hotelin më të afërt për tu rikthyer sërish mëngjesin tjetër. Mosrespektimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë ka ndodhur në vazhdimësi prej katër muajsh , por tre ditët e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm . Autoritetet kufitare shqiptare nuk e komentojnë qëndrimin e homologëve grekë , pasi sipas tyre është e drejta e palës greke të vendosë kalimin ose jo të shtetasve të huaj në tokën helene.
Within a day about 250 Albanian citizens are not allowed to cross the border illegally in Kapestica customs. Greek customs authorities did not provide any explanation for this jam. Some were seeking 500 euros per day of stay in Greece, some others did not accept guarantees a timeframe longer than a week, while most do not look at the documents. Albanian citizens wait for days in hopes of unlocking the situation. Come from different areas of the country that they stick in the early hours of the morning and evening duty go to the nearest hotel to return again the next morning. Failure of free movement of Albanian citizens to Greece has been ongoing for four months, but the last three days the situation has deteriorated significantly. Albanian border authorities did not comment on the attitude of Greek counterparts, because according to them is the right to decide over the Greek or foreign nationals not in Hellenic land.