Fyle dhe SHBA për zgjedhjet - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

www.vizionplus.tv
www.facebook.com/vizionplustvpage
twitter.com/VizionPlusTV

Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Europian, Stefan Fyle uron koalicionin fitues ne zgjedhjet e 23 qershorit. Përmes një komunikate në faqen e tij zyrtare, zoti Fyle thekson nevojën e vijimit të reformave dhe të bashkëpunimit ndërpartiak, në funksion të integrimit."Dëshiroj të përgëzoj koalicionin fitues të zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Mirëpres përfshirjen e integrimit europian si majën e axhendës në programet e partive. Kam besim se qeveria e ardhshme do të vijojë me rigorozitet axhendën e reformave, në mënyrë gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të rinovojë procesin e integrimit." Zoti Fyle i vlerëson tetë vitet e kaluara si një periudhë reformash të rëndësishme dhe rritjeje ekonomike. Në këtë kontekst, ai përmend progresin në fushën e integrimit europian, liberalizimin e vizave dhe rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Në fund, eurokomisioneri Fyle përshëndet lajmërimin e zotit Berisha se pranon humbjen dhe se do të japë dorëheqjen. Veç Fyles, edhe përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përshëndeti shqiptarët për procesin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Në një komunikatë të ambasadës amerikane, nxiten institucionet që të certifikojnë rezultatin dhe udhëheqesit shqiptarë që të angazhohen për integrimin dhe reformat. Votimet dhe numërimi cilësohen si të rregullta nga ambasada amerikane, por cilësohen të pafalshme aktet e dhunës, që sipas kësaj selie diplomatike, njollosën frymën e zgjedhjeve. Në fund, ambasada e SHBA-ve falenderon kryeministrin në largim Sali Berisha për bashkëpunimin. Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan Arvizu, pati një takim në selinë e Presidencës me kreun e shtetit, Bujar Nishani, por ende nuk dihet objekti i bisedës.

Free Traffic Exchange