www.vizionplus.tv
www.facebook.com/vizionplustvpage
twitter.com/VizionPlusTV
Duke e konsideruar humbje garën e 23 qershorit dhe faktin se përgjegjësitë mbi këtë binin mbi te, Sali Berisha ka dhëne 3 dite pas zgjedhjeve dorëheqjen nga posti i kreut historik te Partisë Demokratike. Kryeministri, ka shtuar se do te qëndroje ne Partine Demokratike për te dhëne kontributin e tij, duke e konsideruar fjalimin e shumëpritur jo si një lamtumire. Njësoj si kreu i Partisë Socialiste, Rama gjate fjalimit te se martës, edhe Berisha i uroi kundërshtarit mbarësi ne detyrën e re. Edhe pse e vlerësoi si te vonuar fjalimin e tij, Berisha u shpreh se këtë e beri për te respektuar punën e komisioneve qe numëronin votat e shqiptareve. Kryeministri shtoi se i bindet verdiktit te sovranit, i cili zgjodhi alternativen tjetër. Kryeministri shtoi se i bindet verdiktit te sovranit, i cili zgjodhi alternativen tjetër. Sipas tij, kundërshtaret premtuan ato çka bien ndesh me konkurrencën e ndershme. Kreu historik i PD-se, pasi beri nje panorame te punës 8-vjeçare ne krye te qeverise, e mbylli fjalimin e tij duke deklaruar se do te respektoje kushtetutën duke qëndruar ne postin e kryeministrit deri ne muajin shtator dhe do te merret njëkohësisht edhe me organizimin e zgjedhjes se kryetarit te ri te Partisë Demokratike.