Të paktën 60 të verbër, nuk kanë mundur të votojnë në qytetin e Fierit. Tre ditë pas procesit zgjedhor, shoqata ka mundur të mbledhë vetëm kaq të dhëna, por ky numër është disa herë më i madh. Në kushtet kur nuk u krijua asnjë lehtësi për këtë kategori dhe kur mungonte fleta e votimit me shkrimin Brail, votimi i të verbërve ka mbetur në vendimmarrjen personale të komisionerëve në qendrat e votimit. Festim Manaj, kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Fierit, thotë se ata nuk janë lejuar të shoqërohen nga familjarët në dhomën e fshehtë, duke i përjashtuar automatikisht nga procesi i votimit. Projektet për të bërë të mundur votimin e të verbërve dhe personave më aftësi të kufizuara kanë dështuar në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2005. Ëndrra e kësaj kategorie ishte në prag të realizimit për zgjedhjet e 23 qershorit, por ajo nuk u praktikua sipas Manajt, për neglizhencë të KQZ. Qarku i Fierit ka 670 persona të verbër me të drejtë vote , 5% e të cilëve ishin përjashtuar që pa nisur procesi zgjedhor pasi nuk kishin dokumente identifikimi.
At least 60 of the blind, could not vote in the city of Fier. Three days after the election process, the association has been able to collect only that information, but this number is several times larger. In circumstances where there was no easily created for this category and when the ballot lacked writing Braille, the blind voting remained personal decision of the commissioners in the polls. Celebration Manaj, president of the Association of the Blind of Fier, meaning they are not allowed to be accompanied by family members in the voting booth, automatically excluding the voting process. Projects to enable voting blind and disabled failed in all electoral processes since 2005. The dream of this category was on the verge of realizing the June 23 elections, but it was not practiced by Manaj, the CEC negligence. Fier County has 670 blind persons entitled to vote, 5% of whom were excluded without starting the election process as they had no identification documents.