A do ketë surpriza ne Lezhe? - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 10

https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv

Qarku i Lezhës me 133 mije banore sjell ne Kuvendin e Shqipërisë 7 deputete. Ky qark përbëhet nga pesë bashki (Lezhë, Rrëshen, Laç, Mamurras, Rubik) si dhe 16 njësi vendore. Ne zgjedhjet e vitit 2009 7 mandatet e këtij qarku u ndanë 4 me 3 ne favor te PD. PD me emra si Edi Paloka, Mark Marku, Paulina Hoti dhe Rajmond Hoxha mori me shume se 39 mije vota. Ndërkohë qe PS mori 25 mije vota me kandidate Gjovalin Kadeli, Gjok Jaku e Armando Prenga. Edhe pse te djathtët kane marre me shume vota ne qarkun e Lezhës, zgjedhjet lokale tregojnë se ky qark nuk është bastion. Ne 2011 bashkia e Laçit u fitua nga socialistet pasi demokratet e kishin drejtuar për 2 mandate, po ne 2011 socialistet i morën PD-së, bashkinë e Rubikut dhe atë te Rrëshenit, ndërkohë qe demokratet i morën PS-së ne 2011, Bashkinë e Mamurrasit.
Ne keto zgjedhje demokratet kane ndryshuar plotësisht ekipin e deputeteve pasi lista kryesohet nga kreu i PD për degën Tirane, Aldo Bumçi dhe ne vendet e sigurta janë edhe socialisti Gjovalin Kadeli, Albina Deda dhe Vasil Bicaj. Socialistet kane çuar ne Lezhë Mimi Kodhelin, kane rikandiduar Armando Prengen ndërkohe qe i treti është Arben Ndoka. Por ne këtë qark duhet marre parasysh edhe LSI pasi ka garuar një figure te njohur te skenës politike, Monika Kryemadhin bashkëshorten e Ilir Metes. LSI ne këtë beteje mund te mbështetet edhe tek Bashkia e Lezhës e cila drejtohet nga Viktor Tusha qe i përket kësaj force politike.
Shanset për te ndryshuar raportin 4 me 3 janë minimale pasi Aleanca për Punësim Mirëqenie e Integrim ka nevoje për me shume se 9 mije vota për mandatin e 5 ndërkohë qe Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka nevoje për me shume se 11 mije vota.

Free Traffic Exchange