Profili i Ilir Metes - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 12

I përfshire ne moshe fare te re ne politike, e po ashtu ushtrues i posteve me te larta shtetërore e partiake, Ilir Meta sot 44 vjeç, përben një nga rastet me te spikatura ne politiken shqiptare te dy dekadave te fundit. I diplomuar ne ekonomi, Meta ka shënuar një aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore antikomuniste. Nga viti '92, Meta u zgjodh pa ndërprerje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qenë anëtar i disa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997, mbajti postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme. Ilir Meta ishte njëri ndër themeluesit e forumit eurosocialist FRESSH, duke dhënë kontribut për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste ishte i ngjeshur, nga anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992, anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, kryetar i PS se Tiranës, nënkryetar i PS dhe nga 1994 - 1996 edhe atë te Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie edhe me Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste. Meta ishte dhe kryeministër nga viti1999 deri ne 2002. Por pavarësisht pozicionit në parti dhe qeveri, Ilir Meta,dha dorëheqjen nga kryesia e PS-se në korrik 2003, pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese , mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë të asaj kohe Fatos Nano. Ne vitin 2004, Ilir Meta themelon Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryetar i së cilës vijon të jetë dhe sot. pak kohë më vonë, nisi dhe historia e tij e re politike me Edi Ramen, histori plot me tradhti, mëri akuza, por edhe bashkim. Miqësia mes tyre kishte nisur prej kohësh, por kulmoi në momentin kur ilir meta u bë kryeministër dhe Edi Rama ministër i Kulturës dhe më pas kryetar i bashkisë së Tiranës. Pas humbjes së PS në vitin 2005 akujt mes tyre nisen te shkrijnë. Pasi Edi Rama u zgjodh në krye të PS-së, ai nisi një erë bashkëpunimi me Ilir Metën, lidhje e cila arriti kulmin në vitin 2007, kur koalicioni i majtë fitoi bashkitë kryesore, ku spikaste fitorja e kryeqytetit. Por pas fitimit të zgjedhjeve lokale, Edi Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes me LSI-në. Kulmi i armiqësisë së tyre arriti në vitin 2008, ku PS së bashku me PD-në ndryshuan Kushtetutën. Ilir Metës, iu desh të bënte dhe një grevë urie. Për te ardhur më pas në vitin 2009, kur ndarja mes tyre u thellua. Pasi Ilir Meta bëri koalicion me Sali Berishën, ai në PS shikohej si tradhtari më i madh, duke qene shënjestra kryesore e akuzave te PS. Gjithçka arriti kulmin me publikimin e video përgjimit Meta -- Prifti e me pas me protestën e 21 Janarit, ku u vranë 4 demonstrues. Dhe këtu dukej se bashkëpunimi mes Ramës dhe Metës kishte marrë fund njëherë e përgjithmonë. Por mos bashkëpunimi mes dy partive të majta, solli humbjen e Edi Ram...