Incidentet e te dieles - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 8

Oret e para te mengjesit elektoral kane nisur me disa incidente ne rrethe te ndryshme te vendit. Keshtu ne Vlore makina se prokurorit Dorian Tafili eshte shperthyer me tritol. Ngjarja nuk dihet nese ka sfond elektoral. Policia, e cila po punon ne bashkepunim me prokurorine per zbardhjen e ngjarjes, ka bere te ditur se makina e prokurorit te rrethit gjyqesor Vlore, ishte e parkuar ne pallatin e tij ne lagjen "Pavaresia".

Ndersa ne Shkoder, problemet kane nisur nga Komuna Shales, e cila edhe mengjesin e se shtunes nisi me 2 incidente me shperthime. Deri ne mesnate, ne kete komune nuk kishin mberritur ende materialet zgjedhore. Shkak per kete u be bllokimi i tyre nga komisioneret e Partise Demokratike ne KZAZ-ne numer 2. Pas nje mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim qe makinat te transportonin materialet zgjedhore prane KZAZ perkatese. Nderhyrje pati edhe nga deputeti socialist i zones Tom Doshi.

Pak minuta para mesnates, nje incident elektoral eshte shenuar ne Laprake. Ne nje lokal prane shtabit elektoral te PS ne kete zone jane degjuar te shtena me arme zjarri. Sipas njoftimeve te policise, e cila ka shoqeruar 8 persona ne komisariat, tre simpatizante te Partise Socialiste kane mbetur te plagosur ndersa policia ende nuk ka dale me nje version zyrtar te ngjarjes. Ngjarja eshte konfirmuar edhe nga kandidati i PS-se ne Laprake Rakip Suli dhe nga deputeti i zones Sajmir Tahiri, sipas te cilit disa persona te armatosur kane qelluar drejt simpatizanteve socialiste te cilet ishin te paarmatosur.

Me heret gjate dites nje tjeter incident eshte shenuar ne Kamez, mes aktivisteve te LSI-se dhe 2 efektiveve te policise. Sipas LSI, të afërm të kandidatit për deputet Asllan Dogjani dhe kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu kanë kërcënuar aktivistë të LSI. Ndërsa ndersa ne versionin e saj zyrtar, policia thekson se është kryer dhunimi i 2 policëve bashkiakë nga aktivistë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nje tjeter incident i rende u shenua ne Kukes, ku nje komisioner i PS-se u dhunua nga persona ende te paidentifikuar, te cilet e kane goditur disa here me qyten e pistoletes. Ne deklaraten e tij, Petrit Hereni ka deklaruar se disa persona te armatosur i kane hequr nga dyqani i tij edhe posterat dhe flamujt e vendosur. Gjate te dieles, ndersa beri te ditura masat e marra nga policia e shtetit per diten e zgjedhjeve, drejtori i pergjithshem Hysni Burgaj deklaroi se gjate te gjithe fushates elektorale jane shenuar gjithsej 44 incidente elektorale.