Historia e zgjedhjeve parlamentare - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1

Zgjedhjet e para pluraliste u mbajtën pak muaj pas protestave studentore dhe rënies se regjimit komunist. Ndryshe nga sa mendohej këto zgjedhje u fituan serish nga partia e punës një fakt qe tregoi se sa i vështire ishte ndryshimi i mentalitetit. Ne parlamentin prej 250 deputetesh partia e punës mori 169 vende kundrejt vetëm 75 deputeteve te Partisë Demokratike. Këto zgjedhje çuan ne parlament serish sekretare partie, ushtarake e njerëz qe gjate viteve te diktaturës kishin patur poste te larta drejtuese. Por humbja e numrit nje te PPSH Ramiz Alise ne Tirane tregoi se ndryshimi kishte filluar. Zgjedhjet e parakohshme te marsit një vit me vone faktuan se e kaluara komuniste ishte hedhur pas krahëve tashme, Partia Demokratike ne 22 mars fitoi me një diference te madhe ndaj Partise Socialiste, pasueses se Partisë se Punës. Ne parlamentin me 140 vende, PD mori 92 kundrejt 38 deputeteve te PS. Këto zgjedhje nuk ndryshuan shume gjera per sa i përket partive te tjera përtej PD dhe PS, ne parlamentin e dale nga zgjedhjet e 91 kishte 4 parti, dhe nga zgjedhjet e 22 marsit shkuan ne parlament vetëm 5 parti, por përveç demokrateve dhe socialisteve, pesha e partive te tjera ishte e papërfillshme. Pas këtyre zgjedhje lideri i demokrateve u be president i vendit.

Zgjedhjet e majit te 1996 do te mbahen mend gjate ne historinë e pluralizmit shqiptar jo aq për rezultatet e tyre por me shume për kontestimet për këtë proces qe erdhën nga organizmat ndërkombëtare dhe nga opozita. Edhe sjellja e shtetit dhe policisë ndaj mitingut te opozitës ne Sheshin "Skënderbej" pas zgjedhjeve serish do te mbahet mend, faktorë këto qe e çuan Shqipërinë vite pas. Ne fakt ishin disa arsye qe çuan ne zgjedhje pa standarde dhe qe e kishin zanafillën muaj para datës se zgjedhjeve. Ne shtator te vitit 95 parlamenti miratoi ligjin për pastërtinë e figurës se zyrtarit te larte i cili la ashte listave te deputeteve rreth 200 emra, kjo sipas nje raporti te vëzhguesve te OSBE-ODIHR-it, përfshi këtu Ruçi Nano dhe Pellumbi. Ndërhyrje u bene edhe ne ligjin elektoral, qe dëmtonin me se shumti partitë e vogla, pasi 115 deputete zgjidheshin me sistemin mazhoritar dhe vetëm 25 sipas proporcionalit. Ndërkohë ditën e zgjedhjeve komisioneret e Partisë socialiste bojkotuan procesin ne shenje proteste. Asokohe Këshilli i Evropës deklaronte se zgjedhjet ishin njollosur nga dhuna dhe parregullsitë. Por raporti me kritik qe vendi ka marre ndonjëherë është ai i OSBE-ODIHR. Sipas këtij raporti ishin shkelur 32 nga 79 nenet e kodit zgjedhor, e duke kritikuar sit e parregullt kryesisht procesin e numërimit te votave. Rezultati i këtij procesi te kontestuar i dha PD 122 deputete kundrejt vetëm 10 deputeteve socialiste , shumice kjo qe nuk do ta kishte te gjate. Pas ngjarjeve te vitit 97 ishte PS e cila fitoi shumicën ne parlament pas zgjedhjeve te parakohshme dhe presidenti Sali Berisha dha dorëheqjen nga posti. Zgjedhjet e 97 u realizuan ne kushte tensioni politik nen praninë e trupave ushtarake paqe...