Qarku i Gjirokastrës me 68. 497 banore nxjerr 5 deputete. Ky qark ka ne përbërje bashki te rëndësishme si Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Memaliaj, Libohova, Këlcyra si dhe njësi të shumta vendore, një pjesë e të cilave të banuara nga minoritarë.
Ne vitin 2009 mandatet u ndanë 3 me 2 ne favor te PS. Nga ky qark dolën deputet demokratet Genc Ruli dhe Spiro Ksera ndërkohë qe nga socialistet dolën Arta Dade, Vangjel Tavo dhe Et'hem Ruka. Beteja lokale kane folur përgjithësisht ne favor te se majtës veçanërisht ne vitet 2000 dhe 2003. Por ne vitin 2007 demokratet fituan terren duke fituar jo vetëm komuna por edhe bashki si Përmetin, Këlcyrën, Memaliajn, Tepelenën e Libohovën. Zgjedhjet e 2011 ndryshuan situatën te majtët dominuan bashkitë ndërkohë qe te djathtët dominuan komunat. Ne 23 qershor demokratet synojnë te ruajnë dy mandatet duke çuar serish te njëjtët emra ne Gjirokastër 2 ministrat Genc Ruli e Spiro Ksera.
Ndërkohë qe socialistet kane zgjedhur 3 emra te rinj Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj dhe ish-ministrin Anastats Angjeli.
Një figure e forte ne këtë qark është edhe Vangjel Tavo i cili kryeson listën e LSI dhe qe ne periudhën e fushatës zgjedhore ka lëshuar akuza te forta ndaj demokrateve e socialisteve për bashkëpunim ne dem te LSI. Nëse iu referohemi rezultateve te 2009 koalicionit te majte i cili ka marre 30 mije vota ne ketë qark i duhen edhe 11 mije te tjera për ta kthyer rezultatin 4 me 1 ndërkohë qe demokratet një mandate me shume do ta merrnin vetëm nëse do te fitonin edhe 9 mije vota te tjera shifra këto qe tregojnë se Gjirokastra nuk pritet te sjelle surpriza