Qarku Fier përbëhet nga 6 bashki dhe 36 komuna. Popullsia e këtij qarku është 304 mijë banorë, nga të cilët 121 mijë banojnë në zonat urbane dhe 183 mijë në zonat rurale. Fieri prej vitit 1996 është fituar gjithnjë nga e majta dhe është një prej bastioneve kryesore te Partisë Socialiste. Pas Tiranës ky qark është me i rëndësishmi pasi nxjerr 16 deputete te cilët ne 2009 u ndanë 9 deputete për PS, 6 për PD dhe 1 për LSI. Ne zgjedhjet e vitit 2009 Fieri ishte një prej qarqeve ku beteja u zhvillua e ashpër. Lista e demokrateve kryesohej nga Sokol Olldashi, Ministër i Transporteve dhe koalicioni i djathte mori 70 mije vota. Lista e kandidateve për deputet te PS, kryesohej nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe koalicioni mori 91 mije vota.
Por faktor i rëndësishëm ne këtë qark ishte edhe LSI ku Dritani Prifti, mori mandatin e deputetit fale 11 mije votave qe mori koalicioni i drejtuar nga LSI. Zgjedhjet lokale ne këtë qark kane sjelle një balancim mes PD dhe PS, e majta ka qenë tërësisht dominuese në vitet 2000-2007, por më pas palët kanë ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë drejtimin e njësive vendore.
qarku i fierit ka disa specifika ne lidhje me popullsinë pasi komuniteti kosovar dhe ai çam luan një rol te rëndësishëm ne ditën e zgjedhjeve. Ne këto zgjedhje ne Fier, PD ka vendosur te rikandidoje një pjese te deputeteve si Sokol Olldashin, Mesila Doden, është futur i ri Kozma Dashi, kreu i PDIU Shpetim Idrizi, Bedir Mihaj, Myslim Murrizi. Socialistet ne krye te listës se kandidateve për deputet serish kane Gramoz Ruçin, me pas është
Erion Braçe, Englantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko dhe Piro Lutaj, Majlinda Bufi e Piro Koci.
LSI ka vendosur ne këtë qark një prej figurave kryesore te saj Petrit Vasili ndërkohë qe Dritan Prifti do te kandidoje i pavarur.
Fieri mund te sjelle surpriza ne rezultat, nëse llogarisim votat e 2009 duke i shtuar koalicionit te djathte 2 mije votat qe ka marre LZHK, ndihmojnë Aleancën e udhëhequr nga Berisha te marre mandatin e 7 por për disa qindra vota qe mund te marre e majta ky mandate është i rrezikuar. Ndërkaq Dritan Priftit i duhen me shume se 10 mije vota për tu bere deputet.