Beteja per Tiranen - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 4

https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv

Beteja për Tiranën mund te konsiderohet thelbësore për rezultatin tërësor te zgjedhjeve. Kjo pasi ne kete qark,del thuajse nje e katërta e parlamentit, thënë ndryshe 32 deputete. Mund te thuhet, se sa here ka ndërruar pushteti ne Shqipëri, fryma e ndryshimit është ndjere se pari ne kryeqytet. Mjafton t'i hedhesh një sy dekorit te Tiranës, per te kuptuar mbingarkesën me simbole partiake, flamuj shumëngjyrësh dhe slogane elektorale. E gjithë sipërfaqja e qarkut është e mbushur me billbordera, ku pozojnë liderët e partive kryesore. Per shkak te diversitetit te banoreve ne Tirane, dhe numrit te madh te mandateve qe prodhohen ne qark, pakkush di te thotë se cilët jane kandidatet qe kërkojnë votën e 23 qershorit. Emrat e përveçëm, me se shumti shndërrohen ne numra rendore ne listat e partive. Ndërsa qysh ne momentin e dorëzimit te këtyre listave ne KQZ, thuajse janë përvijuar deputetet e sigurte, te emëruar nga liderët, dhe diskutimi është vetëm për zonat e nxehta kufitare. Rëndësia e Tiranës, është kuptuar me se miri nga partitë ne gare, te cilat kryesojnë listat me liderët e tyre, përveç Rames, qe ka preferuar Vlorën. Por edhe partia socialiste kandidon te parin ne Tiranë, Pandeli Majkon, nje figure e konsoliduar ne parti dhe ish-kryeministër. Keshtu, Sali Berisha, Ilir Meta, Bamir Topi e Kreshnik Spahiu, kryesojnë listat e partive ne garën e forte për kryeqytetin. Per te patur nje ide mbi nje projeksion te mundshëm te votës se 23 qershorit, duhen marre ne analize zgjedhjet e 2009-ës, te vetmet, qe kane patur te njëjtin sistem, proporcionalin rajonal.

Katër vjet me pare ne qarkun e Tiranës, pati rreth 379 mije e 800 vota te vlefshme, nga 725 mije e 400 votues potenciale. Thënë ndryshe pjesëmarrja ne votime ishte 53.78%. Tre koalicione siguruan hyrjen ne parlament nga vota e kryeqytetit. Kështu Aleanca e Ndryshimit, apo koalicioni i djathte i Berishës, i përberë nga 16 parti,arriti te siguroje 16 mandate deputeti, nga te cilat 15, PD-ja dhe një mandat Partia Republikane e Mediut. Ne numër votash PD-ja kapi 161,332 vota, ose 42,48% PR-ja mundi te beje deputet Fatmir Mediun me 6 mije e 131 vota ose 1.61%

Ndërsa vete koalicioni, mbërriti ne 177 mije e 869 vota apo 46,83%. Po ta shohim ne anën tjetër Bashkimin për Ndryshim te Edi Rames,qe përbehej nga vetëm 5 parti, ky koalicion mori 15 mandate, te gjitha për partine Socialiste. Ne gjuhen e votave, PS-ja siguroi 162,757 vota ose 42,85%, duke u renditur partia e pare, por nga aleatet modeste selia roze, nuk mblodhi shume vota, qe do te thotë asnjë mandat, duke bere qe si koalicion, ai i Rames te renditej i dyti, pas atij te Berishës. Koalicioni i trete qe mori pjese ne zgjedhjet e 2009-ës, ishte Aleanca Socialiste për Integrim e Ilir Metes, e përberë nga 6 parti. Ky koalicion siguroi me shume mundim dhe thuajse ne finish, vetëm nje mandat, ate te Ilir Metes, edhe pse si grupim mori, 19 mije e 916 vota...

Free Traffic Exchange