Për herë të parë në tre vitet e fundit monedha e përbashkët europiane i është afruar nivelit të 142 lekëve në tregun e këmbimit valutor vendas. Në fakt e gjithë tendenca e muajve të fundit për euron ka qenë pozitive, si në përballen e saj me lekun ashtu edhe me dollarin. Ulja e potencialeve të ekonomisë shqiptare sidomos për pjesën e prodhimit të saj është reflektuar kohët e fundit edhe në kursin e këmbimit valutor. Megjithë fluksin e ardhjes së emigrantëve për sezonin e verës dhe sigurisht edhe periudhës zgjedhore, rezultati i lekut në përballë monedhave të huaja po del jashtë parashikimeve. Ekspertët mendojnë se vetë situata zgjedhore ka orientuar konsumatorët dhe kompanitë drejt kursimit, gjë e cila jep efekt zinxhir në rënien e investimeve dhe mungesën e kërkesës për lekun. Situatë të paparashikueshme në kursin e këmbimit valutor gjatë ditëve të fundit ka paraqitur edhe dollari, i cili ra nga 110 lekë në 106.8. zbehja e fuqisë së monedhës amerikane vjen si efekt i tregjeve financiare të huaja dhe politikave monetare të SHBA-ve për të rritur potencialin e eksporteve.
For the first time in three years the European common currency is closing in on 142 leks in the domestic foreign exchange market. In fact, the whole trend of recent months has been positive for the euro, as her face with Lek and the dollar. Reduce the potential of the Albanian economy, especially for the production of its recently reflected in the exchange rates. Despite the influx of immigrants coming to the summer season and of course the election period, the result of the appreciation of foreign currencies versus getting out forecasts. Experts believe that the electoral situation itself is oriented towards saving consumers and companies, which gives effect to the collapse of investment chain and lack of demand for lek. Unpredictable situation in the exchange rates in recent days has shown the dollar, which fell from 110 to 106.8 lek. reduction of the strength of the U.S. currency is affected by foreign financial markets and monetary policy of the U.S. to increase export potential.