Milionat që sjellin emigrantët - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

1 milion e 200 mijë euro është shifra e përafërt që dy partitë e mëdha politike në vend kanë paguar për të sjellë votuesit shqiptarë vetëm nga Greqia. Sipas të dhënave të mbledhura nga korrespondentët e Vizion Plus, në dy pikat e kalimit kufitar në Kapshticë dhe Kakavijë rezulton 1 javë para zgjedhjeve të 3 qershorit kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 40 mijë shtetas. Mesatarja e kostos së udhëtimit të tyre është 30 euro. Emigrantët në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës konfirmojnë se kanë ardhur të organizuar dhe se shpenzimet e tyre janë përballuar nga partitë politike. Edhe të mbërriturit në doganën e Kakavijës thonë se bileta për udhëtimin ka qenë falas, por ka edhe nga ata që janë kthyer me shpenzimet e tyre për të ushtruar të drejtën e votës. Burime nga aeroporti i Rinasit konfirmojnë shtimin e numrit të udhëtarëve që kthehen nga Italia, por fluksi është përballuar me kapacitetet aktuale pa linja dhe personel shtesë. E njëjta situate, shtimi i fluksit konfirmohet edhe nga porti i Durrësit ku mbërrijnë tragetet nga Italia.

1 million 200 thousand euros is approximate figure of two major political parties in the country have paid to bring only Albanian voters from Greece. According to data collected by correspondents Vision Plus, the two border crossing points and Kakavija Kapshtice results 1 to 3 weeks before elections in June entered Albanian territory about 40 thousand citizens. Average cost of their trip is 30 euros. Immigrants at the border crossing point Kapestica confirm that they have been organized and that their costs are borne by the parties. Even in customs mbërriturit Kakavija say travel tickets have been free, but there are those who have returned to their cost to exercise the right to vote. Sources confirm Rinas airport increasing the number of passengers returning from Italy, but is faced with flux current capacity without lines and additional staff. The same situation, confirmed the increased flow from Durres port where ferries arrive from Italy.