Shkodër, dy shpërthime në komunën Shalë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonat malore të Shkodrës. Komunat Shalë, Shosh dhe Pult kanë mbetur pa energji elektrike pas shpërthimit të parë në kanalin që dërgon ujin në Hidrocentralin e fshatit Nderlysaj. Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur në urën që lidh Thethin me Bogën. Qarkullim është ndërprerë për më shumë se 2100 banorë të kësaj zone qe nesër duhet te votojnë. Kryetari i komunës Shalë, Bal Vuksani thotë se këto shpërthime kanë për qëllim pengimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit. Burime nga prefektura e Shkodrës bëjnë të ditur se janë dërguar grupe të posaçme për riparimin e urës Theth -- Bogë dhe për të mundësuar dërgimin e materialeve zgjedhore në zonën e Bogës. Komuna Shale ka 3111 votues. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011 në këtë zonë ka patur vonesa në dërgimin e materialeve zgjedhore dhe incidente gjatë procesit që përfunduan me një të plagosur.

Two successive explosions occurred in the early hours of Saturday morning in the mountainous areas of Shkodra. Municipalities Shale, SIFT and Dashboard were left without electricity after the first channel that sends water to the village Nderlysaj Hydro. While the second explosion happened on the bridge that connects Thethit with Boge. Circulation is interrupted for more than 2,100 local residents who have to vote tomorrow. Mayor Shale, Vuksani Bal says these explosions aimed at disrupting the election process on 23 June. Sources of Shkodra Prefecture informed that special teams were sent to repair the bridge Theth - Bog and enable delivery of election materials Boga area. Shale Municipality has 3111 voters. In the 2011 local elections in this area there have been delays in the delivery of election materials and process incidents that ended with an injured.