Te verbrit pa flete votimi - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 4

Edhe pse i verbër, këtë vit shpresoi qe votën ne 23 qershor ta hidhte vete, pa ndërhyrjen e askujt, ne fletën e votimit. Ermir Kapedani nga Tirana, u trajnua nga ndërkombëtaret, për te ndihmuar edhe te verbrit e tjerë se si te votonin me shabllonet e posaçme ne gjuhen Brail, por çdo gjë dështoi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti te prodhoje sipas marrëveshjes me shoqatën e te verbërve, shabllonet ne gjuhen Brail. Ermiri, një nga 10 mije votuesit e verbër ne Shqipëri shprehet i zhgënjyer, ndërsa tregon se do te shkoje ne zgjedhje por votën e tij do ta hedhe familjari. Te verbrit ne Shqipëri kane mundur te votojnë vete nëpërmjet shablloneve te posaçme dy here, ne zgjedhjet e përgjithshme te 2005 dhe ne vendoret e 2007. Ndërsa këtë vit edhe pse KQZ akordoi një fond te veçante për prodhimin e maskave ne gjuhen Brail, vlera e te cilit nuk behet e ditur nga institucioni zgjedhor, ky standard nuk u arrit. Tashme qe te verbrit nuk mund te ushtrojnë vete te drejtën e votës, kreu i shoqatës se tyre bën apel për pjesëmarrje ne zgjedhje te shoqëruar nga familjaret. Një dite me pare ne mbledhjen e Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, kryetarja e KQZ, Lefteri LLeshi la te kuptohet pamundësinë prodhimit te shablloneve për te verbrit. Sipas zonjës Lleshi vonesat kane ardhur nga kompania qe ka marre porosinë jashtë vendit. Shabllonet e te verbërve kane formën e zarfit. Mbi këtë model, qe nuk arriti te prodhohej, janë shkruar ne gjuhen Brail 66 subjektet politike dhe numrat qe i korrespondojnë çdo partie. Pasi fleta e zakonshme e votimit vendoset brenda zarfit, nëpërmjet prekjes çdo i verbër mund te votonte partine qe preferon. Tashme ne mungese te këtij standardi, votën e tyre te verbrit, do t'ia besojnë familjareve.

Although blind, this year we hoped to vote June 23 to throw away, without anyone's in the ballot. Emir Kapedani from Tirana, was trained by a foreign country to also help other blind people how to vote by special templates Braille language, but everything failed. Central Election Commission failed to produce under the agreement with the Association of the Blind, Braille template language. Ermiri, one of the 10 thousand blind voters in Albania is disappointed, but shows will go to the polls but his vote would throw the family. The blind in Bangladesh have been able to vote themselves through special templates twice, in the 2005 general election and the 2007 locals. While this year though CEC allocated a special fund for the manufacture of masks in Braille language, the value of which is not made ??known by the electoral body, this standard was not achieved. Now that the blind can not exercise the right to vote separately, head of the association that appeals to their participation in elections accompanied by family members. A day before the meeting of the Central Election Commission, CEC head, implied lleshi Lefteri production inability to blind templates. According to Ms Lleshi delays have come from the company that received the messa...

Free Traffic Exchange