Pak dite nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Uashingtoni zyrtar ka ngritur alarmin për administrimin e një procesi te rregullt zgjedhor, me një KQZ me katër anëtare. Ne një interviste për Zërin e Amerikës zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Riker tha se palët kane pergjegjesine për te organizuar një proces te drejte dhe te rregullt zgjedhor. "Moskonstituimi i plotë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, paraqet sfida për administrimin me efektivitet të zgjedhjeve, veçanërisht përsa i përket certifikimit të zgjedhjeve dhe trajtimit të apelimeve. Ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë e kemi theksuar se kjo është një çështje e rëndësishme të cilës i duhet kushtuar vëmendje. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se populli shqiptar, shtetasit me të drejtë vote, kanë më pak besim tek procesi, si rezultat i vazhdimit të vështirësive me statusin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por megjithëse KQZ-ja nuk është e plotë, partitë politike, kandidatët, si qeveria edhe opozita, kanë vendosur t'i zhvillojnë zgjedhjet, dhe ato kanë përgjegjësinë t'i zhvillojnë këto zgjedhje në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s, në mënyrë që gjithë populli shqiptar të ndihet krenar për to". Riker tha se ky institucion do ta ketë te vështire certifikimin e rezultatit ne rast se palët do ta kontestojnë atë. "Ligjet e Shqipërisë, kushtetuta e Shqipërisë, parashikojnë procedura ligjore për këto raste. Siç e theksuam, duke mos e plotësuar KQZ-në, do të ketë vështirësi për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Këtë e kemi theksuar shpesh herë. Por megjithë managësitë e KQZ-së, si qeveria edhe opozita kanë vendosur të shkojnë në zgjedhje. Mendoj se numërimi i votave do të jetë një element kritik, një pjesë e rëndësishme e procesit, është një nga elementët që nuk gëzon nivelin më të lartë të besimit të publikut, bazuar në historikun e manipulimeve elektorale në të kaluarën, prandaj u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të kenë përfaqësuesit e tyre në aparatin lokal elektoral dhe në grupet e numërimit të votave, që të jenë pjesë e këtij procesi dhe të respektojnë deri në fund, në gërmë dhe në frymë, ligjet. Duke ndjekur ligjet, duke respektuar institucionet dhe pavarësinë e tyre, atëhere edhe elektorati, popullsia, banorët do të kenë besim tek procesi. Përpjekjet për të vonuar ose manipuluar procesin do ta gërryenin më tej besimin e publikut tek zgjedhjet në Shqipëri dhe tek partitë si përfaqësuese të ligjshme të interesave të qytetarëve". Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit ka deklaruar mungesa e standardeve ne këtë proces zgjedhor do te ketë një impakt negativ veçanërisht sa i takon proceseve integrues ne BE. Ai tha se pasojat do te ndiheshin edhe te investitorët e huaj te cilët do ta shikonin Shqipërinë me pikëpyetje për stabilitetin, pavarësinë dhe forcën e institucioneve demokratike.