Korrigjimi i provimeve të matematikës - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 2

Nëse keni kopjuar ne provimin e matematikes, kjo është lehtësisht e dallueshme nga korrigjuesit. Ne ditën e dyte te vlerësimit te testeve te maturanteve, mësuesit e matematikes kane konstatuar raste flagrante te kopjimit, qe nga simbolet e shkruara me fjale e deri tek ekuacionet e llogaritjet e marra njësoj dhe gabim. Ne raste te tilla maturantet skualifikohen dhe automatikisht nota e tyre është katër. Por nëse dyshohet qe kopjimi është masiv, testet i nënshtrohen një procesi riverifikimi dhe nota e maturanteve del disa dite përtej afatit te përcaktuar. Por, këtë vit korrigjuesit janë përballur dhe me ekstremin tjetër, zgjidhjen e problemave me metoda te ndryshme nga e zakonshmja. Ndryshe nga letërsia ku notat u publikuan para provimit te dyte, rezultati i lendes se matematikes do te shpallet me vonese dhe pas 29 qershorit. Nga 45 mije teste te lendes se matematikes, ne ditën e dyte te korrigjimit janë vlerësuar 5 mije provime. Nuk kane munguar fletët e dorëzuara krejtësisht te bardha dhe as maturantet qe kane marre piket maksimale 50. Deri tani janë marre vetëm tre 10 dhjeta absolute ndërsa nuk është përcaktuar pragu i pikëve qe ndan notën 4 nga pesa.

Free Traffic Exchange