PS mbyll fushatën ne Korçe - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv

Nen atmosferë dhe me besimin se rruga e rilindjes po vjen për shqiptarët, kryetari i PS Edi Rama, mori pjesë në mitingun përmbyllës në qytetin e Korçës, këtë të hënë. Rama tha se Korça do votojë në 23 qershor për të kthyer identitetin e "Parisit të vogel" e për të marrë mbështetje nga Tirana. Kryetari i PS nuk la pa shigjetuar dhe rivalin politik, për të cilin shtoi se do ketë ndëshkim popullor në këto zgjedhje. Me herët Rama përmbylli fushatën elektorale në Librazhd dhe Peqin me tubime mbajtur në qendër të qyteteve, të cilat janë pjesë e qarkut të Elbasanit. Lideri i PS-së premtoi ulje të çmimeve për ushqimet, përgjysmim të tatim-fitimit, legalizim të ndërtimeve pa leje. Rama tha në Librazhd se slogani i demokratëve Përpara, të çon drejt rrënimit.

Free Traffic Exchange