Kosova dhe Serbia bënë sot hapin e parë për zbatimin në terren të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve. Në zyrat e Bashkimit Europian në kryeqytetet e dy vendeve, u vendosën zyrtarët ndërlidhës, të cilët në njëfarë mënyre do të luajnë rolin e përfaqësuesve diplomatikë, edhe pse nuk përdoret një term i tillë. Lulzim Peci është zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që sot nisi punën në Beograd, ndërsa homolog i tij në Prishtinë është Dejan Paviçeviç. Nga ana tjetër, përfaqësuesi serb në Prishtinë, Paviçeviç tha për mediat se detyra e zyrtarit për ndërlidhje do të jetë para së gjithash zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe lehtësimi i komunikimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kryeministri kosovar Thaçi i cilësoi zyrat ndërlidhëse si misione diplomatike të dy vendeve. Thaçi tha pas mbledhjes së qeverisë se me këtë zhvillim, Serbia po e njeh gjithnjë e më shumë realitetin e ri të Kosovës së pavarur. Hapja e zyrave ndërlidhëse të Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetet përkatëse shihet si hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ajo është pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet mes kryeministrave Thaçi e Daçiç.
Kosovo and Serbia today made ??the first step to implementation in the field of mediation agreements reached in Brussels on normalizing relations. In the European Union offices in the capitals of the two countries were established liaison officers, who will somehow act as diplomatic representatives, although not used such a term. Lulzim Peci is the first official state of Kosovo began work today in Belgrade, while his counterpart in Pristina Dejan Pavicevic. On the other hand, the Serb representative in Pristina, Pavicevic told the media that the task of liaison officer will be primarily the implementation of the Brussels agreements and facilitating communication between Belgrade and Pristina. Kosovo Prime Minister Thaci described as the liaison offices of the two countries' diplomatic missions. Thaci said after meeting with the emerging government of Serbia is increasingly recognizes the new reality of an independent Kosovo. The opening of liaison offices in the capitals of Kosovo and Serbia is seen as an important step towards the normalization of relations. It is part of the agreements reached in the talks between the prime Minister Dacic.