Ne moshën 80-vjeçare, rruga Tirane - Elbasan ose siç njihet ndryshe ajo e Krrabes del ne pension. Për gati një shekull, qe nga ndërtimi e deri sot, Krraba, konsiderohet si qafa qe te çonte drejt kërthizës se Shqipërisë, Tiranës. Një rruge sa e veçante për nga panorama aq dhe e vështire. Shpejtësia ne kthesat e pafundme te Krrabes, vitet e fundit me shtimin e mjeteve ishte e rrezikshme, ndërsa ne baze te rregullave ajo nuk duhet ti kalonte 40 kilometrat ne ore. Ne 1933, kur ka përfunduar ndërtimi i këtij segmenti, nuk kishte fushate politike dhe as parti. Asokohe ne 1925, Shqipëria drejtohej nga mbreti Zog i cili nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë italiane te Benito MUsolinit, arriti te siguroje një hua për ndërtimin e rrugëve te Shqipërisë. Rreth 65.800 franga ari, iu akorduan Shqipërisë për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Pjese e këtij projekti ishte dhe Krraba. Me inxhiniere e materiale italiane dhe 70% te punëtoreve shqiptare, u ndërtuan 56 kilometrat e rrugës Tirane-Krrabe-Elbasan. Ndërtimi nuk morri parasysh projektet e vjetra dhe as leverditë ekonomike, por vetëm kërkesat ushtarake, sidomos transportin e artilerive ne lartësitë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Ashtu si edhe sot, 8 dekada me pare, përfundimi i rrugës se Krrabes ishte ngjarja me e rëndësishme e kohës. Po kaq i rëndësishëm ishte ky segment lidhës mes Tiranës dhe Elbasanit edhe ne kohen e komunizmit. Ne fshatin Krrabe, u ndërtuan tunelet sekrete, ku dhe u vendos thesari i shtetit, I grabitur ne mënyre te çuditshme, gjate qeverisjes socialiste dhe kur ministër i brendshëm ishte Spartak Poçi. Rruga, tashme e vjetër e Krrabes ka hyre ne histori edhe për betejën e Mushqetase. Pikërisht ne këtë segment 62 vjet me pare aleatet anglo-amerikane, goditen forcat naziste te Hitlerit ne Shqipëri. Përgjatë 80 viteve ne këtë rruge, kane ndodhur shume ngjarje te cilat kane hyre ne histori. Tashme rruga e vjetër do te mbetet një segment i preferuar për te apasionuarit e udhëtimeve te gjata, panoramike dhe plot rrezik! Ndaj nga sot, Lamtumire Krrabe!
At the age of 80 years, the route Tirana - Elbasan or as it's otherwise known Krraba retirement. For nearly a century, since the building until today, Krraba, considered to lead to neck cord of Albania, Tirana. One way how to separate out the picture and difficult. Infinite speed in turns to Krraba in recent years with the addition of funds was dangerous, according to the rules and it should not exceed 40 kilometers per hour. In 1933, when it completed construction of this road, there was no political campaign or party. Then in 1925, Albania led by King Zog, who through an agreement with the Italian government of Benito Mussolini, managed to obtain a loan for the construction of roads in Albania. About 65 800 gold francs, Albania was awarded for the construction of road infrastructure. Part of this project was the Krraba. Engineer with Italian materials and 70% of Albanian workers were built 56 kilometers of road-Krrabe Ti...