Rritje pagave e pensioneve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Në datën 15 korrik hyn ne fuqi vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve qe merren ne dore ne 1 gusht per administratën. Në total fondi që do t'i nevojitet financave të vendit për këtë rritje është 2.5 miliard lekë, por në ligjin e buxhetit nuk përcaktohet nëse këto shpenzime financohen me borxh apo përmes të ardhurave në formën e taksave. Rënia e të ardhurave në buxhet konsiderohet nga ekspertët si një sinjal i cili duhet të shtynte këtë vendim në një kohë më të vonë pasi nxjerr në pah një problem kryesor: thellimin e mëtejshëm të gropës në arkën e shtetit. Por sa do të ndihmojë rritja e pagave dhe pensioneve në shtimin e konsumit? Ekpertët e ekonomisë thonë se rritja e pagave vetëm për sektorin publik rrezikon shtrenjtimin e kostos së punës për atë privat, në një kohë që bizneset nga ana e tyre po mendojnë të shkurtojnë gjithnjë e më shumë shpenzimet. Vendimi i qeverisë parashikon që pensionet në fshat të rriten me 4 përqind ndërsa ato në qytet me 5 %. Në një kohë që rritja e pagave do të jetë nga 4 deri në 6 përqind në bazë të nivelit të tyre, vendimi nuk parashikon rritje për pagat e larta.

On July 15 effective decision to increase salaries and pensions that are taken in hand on August 1 for administration. In total fund that will finance the country's need for growth is 2.5 billion, but the budget law does not determine whether these costs are financed with debt or through income tax form. The decrease in revenue in the budget is considered by experts as a signal which should postpone this decision at a later time after highlights a major problem, further deepening the hole in state coffers. But it will help increase the salary and pension increase consumption? Economic experts say the growth of public sector wages only endangers the increase of labor costs for the private sector, at a time from their businesses are considering progressively more costs. Government Decree provides that pensions were to increase by 4 percent, while 5% city. At a time that the wage increase will be from 4 to 6 percent based on their level, the decision provides no increase for higher wages.