Pas humbjes ne shtëpi me Hungarinë, kombëtarja e shpresave pësoi nje rezultat te thelle 4-1 kete radhe ne Zenica kundër Bosnje Hercegovinës ne takimin eliminator te evropianit te vlefshëm per grupin 4. Edhe ne kete ndeshje skuadra e Skender Geges nuk i shpëtoi gafave ne mbrojtje, problemeve ne mesfushe dhe sulmit shterp. Pothuajse inekzistente ne 30 minutat e para dhe nje loje te dobët, kuqezinjtë pësuan gol qe ne minutën e 17 kur Mesanovic zhbllokoi rezultatin. Ne minutën e 29 Cajic dyfishoi shifrat ndërsa goli i Fabio Hoxhes ne minutën e 45, qe ngushtoi diferencën per skuadrën shqiptare nuk zbehu aspak dominimin e skuadrës boshnjake. Vendasit e nisen vrullshëm dhe përballë reagimin te dobët te Shqipërisë arritën te shënojnë edhe golin e trete ne minutën e 67 me ane te Mesanovic, qe realizoi dopiete ne këtë ndeshje. Ne minuten e fundit te takimit Duljevic gjeti te papërgatitur mbrojtjen kuqezi, duke vulosur shifrat përfundimtare Bosnje Hercegovina 4, Shqipëria 1. Kjo ishte humbja e dyte radhazi per kombëtaren shpresa ne vend te fundit ne kuotën e 0 pikëve, ne grupin ku ben pjese edhe Spanja e Austria. Takimi i radhës per skuadrën e Skender Geges do te jete ne 14 gusht përballë Austrisë.