Nga sot e deri ne një afat te pacaktuar, Greqia lejon kthimin e emigranteve shqiptare ne atdhe, te cilët deri dje janë privuar nga shteti fqinj për shkak te shkrimit te toponimeve ne pasaporte. Kjo gjë është arritur pas një takimi ne Janine, mes përfaqësuesve te qeverise greke dhe kreut te policisë kufitare te Gjirokastrës, Admir Abrija. Drejtuesit e policisë kufitare thonë se behet fjale per nje marrëveshje te përkohshme verbale dhe asgjë te dokumentuar me shkrim. Burime diplomatike per Vizion Plus bëjnë me dije se nuk ka asnje vendim mes dy qeverive per një zgjidhje te problemit te toponimeve. Ajo qe ka ndodhur është vetëm nje marrëveshje e përkohshme mes dy policive, shqiptare dhe greke. Nuk dihet sesa do te zgjasë lejimi i lëvizjes se emigranteve, qe ne pasaporta kane si vendlindje, qytete greke, por te shkruara ne gjuhen shqipe, pasi diplomacia nuk ka arritur ne nje zgjidhje per kete çeshtje te ndjeshme. Ajo qe dihet eshte se policia kufitare ka marre urdher t'i lejoje emigrantet shqiptare te vijnë ne atdhe, per votime dhe ndoshta edhe per pushime verore, deri ne nje afat qe askush nuk di ta thotë me siguri. Gjate takimit ne Janine, mësohet se pala shqiptare ka kërkuar dhe marrjen e masave nga policia greke për shtimin e sporteleve, ne mënyrë qe mos krijohen radhe dhe pritje te gjata te emigranteve qe kthehen për zgjedhje dhe pushime ne Shqipëri.