Miliona për projekte te dështuara - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

2 jave para zgjedhjeve ende nuk dihet nëse do te zbatohet apo jo teknologjia ne 23 qershor, por ajo qe dihet deri tani është se kompania spanjolle Indra ka marre me shume se 2,4 milionë euro per këto dy projekte pavarësisht nëse ato do te implementohen apo jo. Për shkak te kontratës se lidhur me shtetin shqiptar, pagesa e kompanisë Indra fillon një dite pas nënshkrimit te kontratës dhe pas çdo faze te projektit ajo merr një pjese te shumes. Për projektin e identifikimit elektronik te zgjedhësve qe do te zbatohet ne Tirane Indra ka marre 90% te shumes, plot 2.3 milionë euro edhe pse projekti është ne fazën e testimit dhe nuk dihet ne se do te realizohet. Por problem me i madh qëndron tek numërimi elektronik i cili ka dështuar zyrtarisht qe prej mesit te muajit prill kur numri i partive te regjistruara ne zgjedhje ishte disa here me i madh se fleta specifike e votimit me 42 parti e miratuar per këtë proces. Per këtë projekt për te cilin pritet vetëm vendimi i KQZ për moszbatimin ne këto zgjedhje kompania ka marre 70% te shumes, pra 966 mije euro te cilat nuk i kthehen pas taksapaguesit shqiptar. Sipas Partisë Socialiste e cila qe prej hartimit te kodit ka qene mbrojtësja me e madhe e teknologjisë, KQZ është përgjegjëse jo vetëm për vonesat ne zbatimin e projekteve pore dhe për kontratën e cila penalizon shtetin shqiptar. Identifikimi elektronik i zgjedhësve është i vetmi projekt qe ende mund te zbatohet por edhe për afatet janë drejt limit, një pale ky i drejtuar edhe nga shefja e misionit te ODIHR e cila ndoqi testin e identifikimit qe u be dy dite me pare. Një vit me pare ndërsa hartohej kodi partitë politike flisnin shpesh për risinë e përdorimit te teknologjisë ne zgjedhje, por sot askush nuk merret me dështimin e kësaj teknologjie dhe pse shqiptaret po paguajnë miliona euro për projekte qe nuk zbatohen.

2 weeks before the election is still unknown whether or not to apply the technology in June 23, but what is known so far is that the Spanish company Indra has received more than 2.4 million euros for the two projects whether they will be implemented or no. Because the contract concerning the Albanian state, Indra company starts paying a day after signing the contract and after each phase of the project it takes a part of the amount. To project the electronic identification of voters to be implemented in Tirana Indra has received 90% of the amount, 2.3 million full even though the project is in the testing phase and we know that will not be realized. But the biggest problem lies with electronic counting which officially failed since mid April when the number of registered political parties in the elections was several times greater than the specific sheet with 42 voting for the party adopted this process. For this project which leaves only the CEC for failure in these elections the company has received 70% of the amount, ie EUR 966 thousand which did not return after the Albanian taxpayers. According to the Socialist Party, which since has...